Flash News

KRYESORE

Shtyrja e zgjedhjeve, Rama kërcënon Metën: Dje shkrove fatin tënd, humbe të drejtën të qëndrosh në zyrën e presidentit

Shtyrja e zgjedhjeve, Rama kërcënon Metën: Dje shkrove fatin

Kryeministri Edi Rama i ka hapur “luftë” presidentit të vendit, Ilir Meta, një ditë pasi ky i fundit vendosi të shfuqizojë dekretin  për zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga Burreli, Rama e kërcënoi me shkarkim, duke iu drejtuar se me aktin e djeshëm e ka shkruar vetë fatin e tij politik.

“Kushtetuta nuk është filxhan që rrotullohet dhe fatin e tyre politikanët e shkruajnë vetë. Dje, Meta shkroi fatin e  tij si president, që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë. Ajo që po ndodh është në zhvillim e sipër dhe ata që udhëheqin lëvizjen Rama ik, do ikin një nga një vetë.

Jo se kështu them unë, por se kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete që shqiptarëve që janë populli më politikan në botë do ju bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për bashkitë, por duan ta fusin vendin në kaos që të mos merret vesh a ka zgjedhje a jo dhe pastaj thonë hajde ta shohim edhe këtë Reformën në Drejtësi. Me këtë llogjikë, Meta mund të bëjë një dekret që t’i shpallë luftë edhe Amerikës, por është e qartë që ne s’mund ta pranojmë. Ata nuk e kanë me mua ata, e kanë me ju. Unë jam pengesa mes jush dhe atyre. Të jeni të bindur se zgjedhjet e 30 qershorit do jetë fillimi i fundit të tyre politik", u shpreh Rama.

Të fundit