Flash News

KRYESORE

Shuhet Fantoci, gjeniu komik , Italia në zi për aktorin Paolo Villaggio

Eshtë shuar në moshën 84-vjeçare aktori i shquar gjenovez  Paolo Villaggio, i njohjur më së shumti me kryerolin e Fantocit. Italia humbi një nga aktorët e vërtetë komikë, i njohur në dhjetra role në kinemanë italiane. Ai hyri në kulturën popullore me karakterin e kontabilist Ugo, e më dhjetra role të famshëm, duke fituar shumë çmime prestigjioze.

 Pas një karriere të suksesshme në kabare dhe n; Televizion (ku ai kishte manifestuar karakteret e profesorit sadist Kranz, duke fituar një popullaritet të madh), Villaggio bëri kapërcimin e madh, drejt filmit e komedisë italiane. Në vitin 1970 bëri debutimin dhe më pas me Vittorio Gassman në dy filma, me Marco Ferreri, Fantozzi me Luciano Salce, etj.

Shpesh herë e krahasonin me Toto, por ai kishte të veçantën dhe madhështinë e vet. Ndërsa Toto gjithmonë ka qenë ylli i filmit, Villagio ishte një aktor brilant që i shkonte bukur lojës kolektive, ansamblit të aktorëve në film, sidomos në vitet shtatëdhjetë, kur në kinemanë italiane shpërthyen komeditë ansambël dhe serialet teelvizive me zjarrfikësit heroikë, hajdutët etj. etj.

Të fundit