Flash News

KRYESORE

Shuhet në moshën 59-vjeçare aktori i madh Xhevdet Ferri. Lamtumirë Trim!

Është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje tumoriale aktori dhe regjisori Xhevdet Feri.

I lindur në Durrës në vitin 1960, Feri ishte një prej aktorëve më të mirë të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

Në 1982 u diplomua në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas u emërua si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi. Vazhdoi karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie.

Me dhjetra role në filma dhe në teatër po veçojmë më të njohurit për publikun:

Përrallë nga e kaluara-1987...Trimi”

“Besa e kuqe-1982... Pali”

“Hije që mbeten pas-1985...Agron Shkaba”

 “Treni niset në shtatë pa pesë-1988...Martini”

“Dasma e Sakos -1998 ...Sako”

 “Vitet e pritjes-1990 ...Gjoni ”,

“Era e Ngohtë e thellësive-1982”

“Gjurmë në kaltërsi-1981, Astriti”

Në vitet 1995-1999, Feri drejtonte  Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe sërish e mori këtë detyrë në vitin 2006.

Në periudhën kohore 1996 - 1998 ishte deputet i PD-së në Kuvendin popullor. Në vitet 1999-2001, drejtoi Teatrin Kombëtar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit