Flash News

KRYESORE

Shuhet në moshën 80 vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’ shkodran Gëzim Kruja

Shuhet në moshën 80 vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’

Është ndarë sot nga jeta në moshën 80-vjeçare aktori i mirënjohur i humorit Gëzim Kruja.

Kohët e fundit ai vuante nga një sëmundje e rendë teksa kishte humbur edhe zërin.

Lindur në Shkodër në 1939, Kruja e  filloi karrierën humoristike që në moshën 13 vjeçare.

Kruja ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe prek 52 vitesh ushtroi profesionin e humoristit.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit” ndërkohë që në vitin 2005 mori titullin “Naim Frashëri i Artë” .

Në vitin 2010 u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh ”.

Dalja e tij e fundit për mediat ishte në festën e 80-vjetorit të lindjes në dhjetor të vitit të kaluar, që miqtë e teatrit i organizuan.

Foto të Gëzim Krujës ndër vite

[gallery ids="373641,373642,373643,373644,373645"]

Të fundit