Flash News

KRYESORE

Shuhet Sabit Brokaj, Rama: Lamtumirë miku im! Balla: Drejtues trim i familjes socialiste gjatë përballjes me diktaturën berishiane

Kryeministri Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ministrit dhe mjekut kardiolog Sabit Brokaj në moshën 78-vjeçare për shkak të një ataku kardiak. Me një mesazh të shkurtër dhe zemër të thyer, Rama i jep lamtumirën e fundit mikut të tij Profesor Sabit Brokaj.

"Lamtumirë miku im", shkruan Kryeministri në një postim në rrjetet sociale, të cilin e shoqëron me një foto të profesorit.

Në vazhdë të ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Sabit Brokaj, ka reaguar edhe numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla. I hidhëruar nga lajmi, kreu i grupit parlamentar socialist e ka cilësuar Brokajn si një “politikan parimor dhe drejtues trim të familjes socialiste në vitet e vështira të përballjes me diktaturën berishiane”.

"Shumë i hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të Sabitit! Një drejtues trim i familjes sonë socialiste në vitet e vështira të përballjes me diktaturën berishiane, një politikan parimor e një lab i vërtetë me urtësi të rrallë, i përkushtuar gjithmonë në mbrojtje të vlerave kombëtare, një profesor i madh dhe mjek i papërtuar. U prehsh në paqe!", shkruan Balla.

Të fundit