Flash News

KRYESORE

Shukri Xhelili sërish në gjyq, pas skandalit seksual ja për çfarë akuzohet ish-kryebashkiaku i Dibrës

Shukri Xhelili sërish në gjyq, pas skandalit seksual ja për

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili do të përballet sërish me drejtësinë.

Këtë herë ai akuzohet nga prokuroria e Dibrës për “fshehje të pasurisë”.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se Xhelili akuzohet për veprën penale të “Mosdeklarim dhe deklarim i rremë i interesave private” (pasurisë), në vijim të hetimit të nisur në bazë të kallëzimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI). 

“Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se i pandehuri nuk justifikon me dokumenta zyrtare kontratën për blerjen e një apartamenti në Durrës, me vlerë 34.000 euro, në emër të djalit të tij.

Në kallëzimin e dorëzuar nga ILDKP, pretendohej edhe për disa asete të tjera, të krijuara në mënyrë të dyshimtë ose të padeklaruara, por nga hetimi rezultoi se këto elementët të kallëzimit nuk provoheshin përtej dyshimit të arsyeshëm.

Disa muaj më parë Xhelili vuajti dënimin me burg pas publikimit të një skandali ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

 

 

 

Të fundit