Flash News

KRYESORE

Shullazi kërcënoi familjen e gjyqtares: Mos harro se ke dy fëmijët në Francë

Shullazi kërcënoi familjen e gjyqtares: Mos harro se ke dy

Vijon seria e kërcënimeve e një prej personazheve më të përfolur të botës së krimit në vend, Emiljano Shullazit.

Sipas asaj që raportohet nga Balkanweb, bashkëshorti i Saida Dollanit, anëtares së gjykatës së Posaçme të Apelit, është kërcënuar më kohën kur znj. Dollani ishte pjesë e trupit gjykues të Dollanit.

‘Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme.

Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha.

Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’.

Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër.

Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”, thuhet në dëshminë e bërë në pranverën e vitit 2019.

Në atë kohë  Shullazi dhe një grup miqsh të tij akuzoheshin për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Duhet thënë se gjyqtarja pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollani u përball para pak muajsh pa telashe me vetingun të enjten, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma.

Saida Dollani është larguar nga kryesimi i trupës që shqyrton dosjen ‘Shullazi’ dhe në këtë proces gjyqësor është krijuar një ngërç që e rrezikon ta çojë të gjithë procesin në kalendar greke.

 

Të fundit