Flash News

KRYESORE

‘Shumë gjëra na bashkojnë më Greqinë’, Meta pret Ambasadoren e re të shtetit fqinj në Shqipëri

Sophia Philippiddou eshte Ambasadorja e re e Greqisë në Shqipëri.

Philippiddou është pritur sot nga presidenti Ilir Meta, i cili i ka uruar mirëseardhjen.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se e siguroi Philippiddou për bashkëpunim të ngushtë në objektivin e përbashkët ,për forcimin e mëtejshëm e në të gjitha fushat të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.

"Me Greqinë kemi shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj nuk duhet të reshtin përpjekjet për të çuar përpara partneritetin strategjik dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë.

Duke shprehur mirënjohjen ndaj Greqisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në funksion të përparimit të perspektivës europiane të vendit tonë, e sigurova se procesi i integrimit europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë. 🇦🇱🤝🇬🇷"-shkruan Meta.

Sophia Philippidou ka një eksperiencë të konsiderueshme brenda diplomacisë greke. Për shtatë vite ka shërbyer në Ambasadën greke në Uashington.

Të fundit