Flash News

KRYESORE

Më shumë imunitet për deputetët, Rama vijon të fshihet mbrapa ambasadorëve: Partnerët nuk kanë reaguar

Kryeministri Edi Rama vijon të mos japë llogari përpara qytetarëve të Republikës së Shqipërisë për çështje të brendshme, por vijon të fshihet mbrapa ambasadorëve të huaj në Tiranë. Gjatë intervistës në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Rama nuk dha informacione për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit që i jep më shumë mbrojtje deputetëve dhe ministrave që mund të preken nga reforma në drejtësi, por e kaloi përgjegjësinë te ambasadorët.

“Është kazan. Kazan çizmesh dhe ‘fësh fëshe’ çadrash. Nuk ka asgjë të tillë. A e imagjinoni dot ju që PS të përdorte fuqinë e vetë për të bërë një gjë të tillë dhe të mos pipëtinte asnjë partner strategjik i Shqipërisë, të përfshirë kokë e këmbë në këtë çështje. Kjo nuk është punë ambsadorësh. Nuk flet ambasadori, flasin SHBA-të. Ata nuk bëjnë asnjë deklaratë që nuk merr aprovimin në qendër”, u shpreh Rama.

Edhe sa i përket vendimit të Kuvendit për të përjashtuar kandidaturën e ONM-së për KLP-në, Rama sërish përgjegjesinë e kaloi te ambasadorët.

“Nëse sekretari do të kishte bërë shkelje, a do kishin mbetur pa folur partnerët?”,- u përgjigj Rama.

Të fundit