Flash News

KRYESORE

Shumë pikëpyetje për Qeverinë, Basha-Ramës: Kufizimet e forta kërkojnë zgjidhje, jo kërcënime

Shumë pikëpyetje për Qeverinë, Basha-Ramës: Kufizimet e

Lulzim Basha bëri thirrje tjetër pasditen e të shtunës për të shtuar masat kundër përhapjes së koronavirusit. Në një postim në Facebook, Basha shprehet se “për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithë shqiptarëve, pa përjashtim: secili prej nesh është një hallkë e rëndësishme e këtij zinxhiri, ndaj ju bëj edhe njëherë thirrje të dashur bashkqytetarë të jemi shumë të kujdesshëm dhe syçelët, si dhe të zbatojmë të gjitha keshillat e mjekëve”.

Ai shton se “qeveria duhet të bëjë detyrën e saj”, jo atë të mjekut, ndërsa thekson se kriza kërkon plan afatgjatë dhe jo masa sot për sot. Sipas tij, kufizimet e forta nuk kërkojnë “kërcënime e gjoba”, por “zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse”. Basha shkruan se “ditët kalojnë, por fatkeqësisht, qeveria ende nuk ka një plan masash të integruar për ti paraprirë qëndrimit në shtëpi të qytetarëve”, ndërsa thekson:

“Çfarë përgatitjesh po bëhen për një skenar më të vështirë, nëse qëndrimi në shtëpi do të duhet të vazhdojë për një kohë më të gjatë? Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi duhet të merren masa edhe si do të garantohet furnizimi i tyre i pandërprerë me ushqime dhe ilaçe. Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t'i sigurojnë shumica e tyre të ardhurat për ushqime dhe mjete higjeno-sanitare?”

“Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do ti paguajnë faturat qytetarët në kushte të mungesës së të ardhurave nga mosshkuarja në punë, duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve do jenë të mbyllura? Kur ju kërkojmë fëmijëve të rrinë në shtëpi, pse hezitohet për PAKETËN E INTERNETIT FALAS?”, shkruan Basha.

Kryedemokrati shton më tej se “pikëpyetjet kërkojnë veprim qeveritar dhe jo recitime”, ndërsa ngre pyetjet se “Pse nuk alokohen direkt fonde nga buxheti për këto zëra? Pse nuk alokohen fonde për të ngritur SOT pavione shtesë? Cfarë masash po merren për të rritur urgjentisht numrin e kiteve dhe paisjeve testuese? Po për paisjet respiratore dhe të trajtimit të të sëmurëve nga virusi, kur vetë qeveria paralajmëron dy herë në ditë se pritet rritje e numrit të të infektuarve?”, thotë kryedemokrati. Duke u shprehur se “këto janë detyra të qeverisë”, Basha shpreh mirënjohjen për të gjithë mjekët, infermierët, punonjësit publikë, që sot janë në shërbim të situatës, duke i quajtur “heronj”.

Të fundit