Flash News

KRYESORE

“Shumë shtëpi të pabanueshme në Bubq”, Basha sjell tre propozimet e PD për menaxhimin e situatës

“Shumë shtëpi të pabanueshme në Bubq”, Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Bubq me banorët e prekur nga tërmeti. Në fshatin Bubq tërmeti solli dëme të shumta materiale në banesa, por fatmirësisht jo viktima.

Sipas Bashës shumica e shtëpive në fshat janë dëmtuar ndaj duhet të nisë sa më parë rindërtimi.

Më pas propozon tre pika veprimi nga PD:

  1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht, me qëllim për të përshpejtuar vlerësimin e banesave. Kjo kontribuon për qetësimin e gjendjes dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.
  2. Vlerësimin me urgjencë të banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara.
  3. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anullojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t'ju dhënë 10 oligarkëve, dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara.

Të fundit