Flash News

KRYESORE

“Shumë zhurmë për asgjë, nuk janë parë rezultatet e mbledhjeve të para” Mustafaj flet për takimin e dy qeverive

“Shumë zhurmë për asgjë, nuk janë parë

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Besnik Mustafaj ka folur në lidhje me mbledhjen dyditore e dy qeverive. Mustafa u shpreh se kjo është një mbledhje që ka bërë shumë zhurmë për asgjë, pasi sipas tij, deri tani nuk është parë asnjë rezultat nga marrëveshjet e mbledhjeve të më hershme.

Ndër të tjera Mustafaj deklaroi se duhet rishikuar protokolli për të detyruar të gjithë krerët e partive që të bëhen bashkë për këto festime.  

“Kjo mbledhje e përbashkët ishte në stilin e një vargu që ka Rama tek kënga e tij ‘shumë zhurmë’. Pra shumë zhurmë për asgjë, pasi rezultatet kanë qenë shumë të padukshme deri tani. Çfarë është arritur në mbledhjet e kaluara? Pra nuk është bërë një bilanc dhe nuk pati asnjë referencë për marrëveshjet e mëparshme. Kjo do të thotë se nuk kishte asnjë bilanc, pasi rezultatet e marrëveshjeve të kaluara kanë qenë zero. Edhe marrëveshjet e mëparshme kanë qenë në letër dhe nuk kemi asnjë siguri se edhe kjo marrëveshje të jetë thjesht në letër.

Unë do thoja se duhet një rishikim i ligjit të protokollit për ta bërë të detyrueshme pjesëmarrjen e krerëve të politikës në festat kombëtare.”- tha Besnik Mustafaj.

Të fundit