Flash News

KRYESORE

“Shumë zyrtarë po festojnë largimin e Visho Ajazit, disa dosje nuk do hapen kurrë”

“Shumë zyrtarë po festojnë largimin e Visho Ajazit, disa

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Studio e Hapur” se shumë zyrtarë të lartë të shtetit ndihen të lehtësuar pas dorëheqjes së Visho Ajazit si drejtori i SHISH. Sipas Hoxhës, Ajazi ka mbledhur shumë informacione dhe ka kryer përgjime të funksionarëve të lartë të shtetit, të përfshirë në afera.

“Shumë zyrtarë të lartë që janë përgjuar po festojnë tani, jo qytetarët e thjeshtë sepse ata nuk preken nga përgjimet e SHISH, por zyrtarët e lartë, sepse me shumë mundësi disa dosje nuk do të hapen më kurrë”,tha Hoxha.

Për gazetarin, Ajazi duhet të qëndronte në detyrë dhe të jepte shpjegime për punën e SHISH në kanabizimin e vendit dhe më pas të largohej nga posti.

Artan Hoxha për dorëheqjen e Visho Ajazit: Përgjoi 823 herë Metën dhe 670 herë Ramën; shumë telefonata me të njëjtin person

Të fundit