Flash News

KRYESORE

"Shumica e futbollistëve janë homoseksualë", moderatoret sportive komentojnë deklaratën e Erjona Sulejmanit

"Shumica e futbollistëve janë homoseksualë",

Sot në "Shqipëria Live" është diskutuar rreth futbollistëve dhe ngacmimeve e lidhjeve që kanë me vajzat e ekranit. Nisur nga Erjona Sulejmani para disa ditësh dha një deklaratë që shumica e futbollistëve janë homoseksualë. Ajo ka qenë e lidhur me një futbollist dhe deklarata e saj ka bërë vërtetë bujë në media.

Lidhur me këtë deklaratë, kanë qenë të ftuara në studio dhe dy moderatore të sportit Hygerta Sako dhe Einxhel Shkira.

Hygerta Sako është shprehur duke thënë se Erjona është shumë e sinqertë dhe deklarata e saj është e bazuar por gjithashtu, duke dashur të "shpëtojë" nga lajmet e portaleve siç u referohet Sako, ajo mendon se Erjona ka thënë kështu për futbollistë të huaj dhe jo ata shqiptarët.

Nga ana tjetër, Einxhel Shkira ka komentuar dhe atë çka tjetër ka thënë Erjona, që gratë janë të shpërfilluara. Moderatorja shprehet duke thënë se në momentin që lidhesh me një futbollist e merr parasysh se ata kanë një kohë shumë të limituar pasi stërviten shumë.

Pjesën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë:

Të fundit