Flash News

KRYESORE

"Shumica" i jep fund dilemës për koalicionet parazgjedhore, studimi i ISP: Vetëm 2-3 parti në Parlament, me deputetë të zgjedhur nga populli

Debatit mazhorancë-opozitë në tryezën e “Zgjedhores” për faktin nëse duhej ndryshuar apo jo sistemi zgjedhor, shumica dërrmuese e shqiptarëve i janë përgjigjur me një “Po”. Në një sondazh të kryer nga Instituti i Studimeve Politike, rezulton se mbi 51% e të anketuarve janë kundër sistemit aktual zgjedhor (proporcional rajonal me lista të mbyllura), ndërkohë vetëm 27% mbetën mbështetës të tij.

[caption id="attachment_409242" align="aligncenter" width="643"] Tabela paraqet më në detaje perceptimin e qytetarëve mbi sistemin aktual dhe preferencat për ndryshim të tij.[/caption]

Pjesa tjetër e qytetarëve nuk ka një qëndrim të qartë edhe për shkak të kompleksitetit që mbart debati mbi sistemin zgjedhor dhe efikasitetin e tij në kushtet e Shqipërisë. Megjithatë, kur të njëjtët qytetarë pyetën nëse preferojnë një sistem votimi më mazhoritar ose me lista të hapura, ata janë më të qartë në preferencën e tyre, me 83,7% ‘Pro’ këtyre formave që sjellin zgjedhje të individit për në parlament dhe lidhje më të fortë të zgjedhësve me të zgjedhurit.

[caption id="attachment_409241" align="aligncenter" width="626"] Vlerësimi mbi sistemin zgjedhor[/caption]

Për më konkretisht, pyetjes nëse qytetarët janë dakord që të ruhet sistemi aktual i zgjedhjes, proporcional me lista të mbyllura, i janë përgjigjur pjesërisht dhe plotësisht pozitiv vetëm 13% e qytetarëve. Në total, rreth 40% janë totalisht kundër ruajtjes së sistemit aktual dhe 12% pjesërisht kundër, në rreth 80% të qytetarëve që kanë pasur një përgjigje shteruese.

Pra nga 80% që kanë përgjigje të qartë pro dhe kundër, dy të tretat janë për ndryshim sistemi dhe janë kritik me sistemin aktual të votimit lidhur me formën e kompozimit, rolit dhe funksionit të parlamentit.

Pyetjes nëse qytetarët janë dakord që deputetët të zgjidhen direkt nga qytetarët (sistem mazhoritar ose lista të hapura), anketimi tregon se ka një konsensus të gjerë të nevojës për ndryshim dhe të preferencës së qytetarëve: konkretisht, 68% janë plotësisht dakord me nevojën për ndryshim dhe 14% pjesërisht dakord, në total, 82.7%.

Pjesa e qytetarëve që nuk shikon nevojën për ndryshimin e sistemit është minore, vetëm 8,5%, po aq edhe e numri i qytetarëve që janë neutral në këtë debat.

65% e qytetarëve kërkojnë që diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvend, 73% e qytetarëve mbështesin idenë e më shumë deputetëve të pavarur, 71% e qytetarëve duan të ketë më shumë se 2-3 parti në parlamentin e ri, si dhe 6% më shumë janë pro ndalimit të koalicioneve parazgjedhore sesa pjesa kundër.

Lidhur me reformën në përfaqësimin politik,  71,3% e qytetarëve mbështesin idenë e uljes së numrit të deputetëve nga 140 në 100, mbi 64% e qytetarëve mbështesin idenë e krijimit të Senatit si dhomë e dytë e parlamentit, si dhe vetëm një e treta e qytetarëve mbështet lejimin e partive fetare, etnike dhe lokale.

[caption id="attachment_409257" align="alignleft" width="627"] Vleresimi i plote per 'Zgjedhoren'[/caption]

Të fundit