Flash News

KRYESORE

Si arriti Majlinda Bregu të marrë drejtimin e “RCC”; pakti që u detyrua të bëjë Bushati

Si arriti Majlinda Bregu të marrë drejtimin e “RCC”; pakti

Majlinda Bregu u zgjodh sot Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Menjëherë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore, Bregu reagoi duke njoftuar për fitoren e garës dhe falenderoi ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Por në të vërtetë, Majlinda Bregu nuk ka fituar asnjë garë sepse nuk pati asnjë të tillë.

Ashtu siç shkruan edhe analisti Gentian Gaba sot në Politiko.al, ‘RCC’ ka konfirmuar se ky këshill ka zgjedhur dy Sekretarë të Përgjithshëm për dy mandate, 2019-2021 dhe 2022-2024. Bregu është zgjedhur për mandatin e parë dhe ish-kryeministri malazez, Igor Luksic u zgjodh për mandatin e dytë. Në garë ishin vetëm këta dy politikanë.

Në deklaratën e ‘RCC’ thuhet se kandidaturat e Bregut dhe Luksic ishin propozim i përbashkët i Shqipërisë dhe Malit të Zi, çka tregon për një pakt midis dy shteteve fqinje.

Nëse Bregu do ishte zgjedhur vërtet me garë, ajo do të kishte mundësi të garonte në vitin 2021 për një mandat të dytë, ashtu si paraardhësi i saj, serbi Goran Svilanovic, i cili e mbajti këtë post për dy mandate, por pakti i Tiranës dhe Podgoricës e detyron ish-ministren e Integrimit të mjaftohet vetëm me një tre vjeçar në krye të ‘RCC’.

Të fundit