Flash News

KRYESORE

Si i bën punët Erion Veliaj në Tiranë... ‘Irfan Tomini’ sërish kantier ndërtimi, a do shkojë edhe Pandeli Majko në inaugurimin e dytë?

Më 30 dhjetor të 2016-ës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, inauguruan urën e re në rrugën ‘Irfan Tomini’ në Tiranë, e cila lehtësoi trafikun në zonë.

Veliaj doli disa herë në media dhe u kërkoi banorëve durim për shkak të problemeve që shkaktonin punimet, pasi me përfundimin e tyre do të përfitonin shumë.

Në fund të vitit, Veliaj dhe Majko regjistruan disa plane sipër mbi urë dhe i shpërndanë ato në media.

Por kur nuk është bëre ende një vit nga përurimi i urës së re, Veliaj i ka vendosur sërish në provë durimi banorët e kësaj zone në Tiranë dhe me mijëra të tjerë që përdorin bulevardin ‘Bajram Curri’ për të udhëtuar.

Vetëm pak metra nga ura, bashkia ka hapur një kantier të madh ku po shtron tubacionet. Prej disa ditësh banorët e lagjeve aty pranë e kanë të pamundur të lidhen me bulevardin dhe urën e re, pasi rruga është bllokuar nga punimet.

Me të drejtë shtrohet pyetja përse bashkia nuk i zhvilloi këto punime një vit më parë, kur po ndërtohej ura e re? Përse banorët e Tiranës duhet të vuajnë çdo vit nga zhurmat, pluhuri dhe kaosi që shkaktohen nga punimet që kryhen dy herë? Po bizneset, pse duhet të paguajnë kostot që shkakton rrëmuja e punimeve që mund të ishin realizuar para një viti?

Ndoshta përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të na i jap vet Veliaj kur të inaugurojë sërish investimin të ‘Irfan Tomini’, si dhe deputeti i zonës, Pandeli Majko, sigurisht nëse ky i fundit pranon të marrë pjesë në ceremoni.

*Veliaj dhe Majko në inaugurimin e urës në dhjetor të 2016-ës

Të fundit