Flash News

KRYESORE

Si binden vendet skeptike dhe sa zgjat asociimi i Shqipërisë në BE? Përgjigjet Vlahutin: Shpresoj të jeni të rinj deri atëherë

Si binden vendet skeptike dhe sa zgjat asociimi i Shqipërisë në

Deputetja e PD, Gruda Duma i ka drejtuar 3 pyetje konkrete ambasadores së BE, Romana Vlahutin, e cila paraqiti raportin 27 faqesh në Komisionin e Integrimit Evropian.

Deputetët e pranishëm në këtë komision i drejtuan Vlahutin një sërë pyetjesh, ndërsa më konkrete u paraqit deputetja e PD, Grida Duma.

“Cilat janë argumentet për të bindur tre vendet skeptike të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Sa e parashikoni zgjatjen e asociimit 10-13 vite? Dhe cili ëhstë grupi negociator që do të zhvillojë procesin e negociatave?”, ishin këto tre pyetjet e Dumës për Vlahutin, e cila u përgjigj shkurtimisht në mënyrë të përmbledhur, duke theksuar se çdo gjë varet nga puna e Shqipërisë në përmbylljen e kapitujve.

“Nuk besoj në lobim. Mendoj se lobimi është i mbivlerësuar, por në cilësinë e rezultateve, nuk është puna e KE të bindë tjerët. KE u shpreh për atë që iu kërkua të bëjë. Shqipëria ka arritur atë fazë ku ka kapacitetin për të vijuar drejt bisedimeve për anëtarësim.

Fakti që ka shumë sfida janë të përshkruara në raport, mendoj se është më rëndësi kur shpejtojmë gjerat. Hapja e negociatave nuk është dhuratë, është ngarkesë jashtë masë e rëndë pune për të ndihmuar që vendi të përftojë elementet nga komisionit sa i takon reformimit.

Është e gjitha ndryshim. Ndryshim nuk vjen ditën kur Shqipëria të bëhet anëtare. Ju të gjithë shpresoj me shëndet të plotë e të rinj për ta parë , por i gjithë ndryshimi do ndodhë para kësaj. Sa kohë duhet, nuk e di, kjo është diçka që varet nga Shqipëria, ka elemente që janë në favor të Shqipërisë në raport me vende të tjera në rajon, s’ka probleme etnike, fetare e në këtë kuptim është më e shpejtë sepse në një zë mjaft e qartë, por do varet nga aftësia e administratës, vullneti politik i atyre që do jenë në strukturat qeverisë për të marrë disa vendime mjaft të vështira.

Për grupi negociator s’kam asnjë informacion, kjo është puna e qeverisë dhe ministrisë së Jashtme”, u përgjigj Vlahutin.

Të fundit