Flash News

KRYESORE

Si denoncimet e opozitës zbehën 100 ditëshin e parë të qeverisë ‘Rama 2’

Si denoncimet e opozitës zbehën 100 ditëshin e parë të

Që në nisje të mandatit të dytë qeverisës të kabinetit ‘Rama 2’ ministritë e reja nisën lancimin e fushatave ku informonin për planin e punës së tyre në 100 ditët e para. Qeveria nuk i ka mbushur ende 100 ditë, por zhvillimet e ndodhura këto 75 ditë e kanë fokusuar vëmendjen në çështjet krejtësisht të tjera nga ato që kishte parashikuar mazhoranca.

Denoncimet e opozitës për dosjen ‘Habilaj’, implikimin e Saimir Tahirit, ndalimi i Orest Sotës, dosja ‘Dako’ dhë së fundmi përfshirja e ish-oficerëve të lartë të policisë në trafikun e drogës kanë qenë çështjet që kanë zënë më tepër hapësirë në këto 2 muaj e gjysëm të “Rama 2”.

Pastrimi i hapsirave brenda territorit të spitaleve, heqja e tabelave të rrugës, mbylljet e thertoreve por edhe aksione të tjera të ngjashme ishin parashikuar të ‘pushtonin’ portalet dhe tv si aksionet e 100 ditësisht të parë të disa prej ministrive por denoncimet e publikuara nga selia blu kanë ‘zbehur’ ndjeshëm pasqyrimin e këtyre aksioneve.

Të fundit