Flash News

KRYESORE

“Si deputet i qarkut të Tiranës kam një pyetje për Gjiknurin”, Braçe i pret fjalën në komision deputetit të PS

Kreu i komisionit të Ekonomisë dhe Financat, Erjon Braçe nuk e ka lejuar deputetin e PS, Ervin Bushati gjatë mbledhjes së mbajtur me ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Deputeti ka tentuar t’i drejtojë një pyetje ministrit Gjiknuri, lidhur me ecurinë e punimeve për Unazën e Madhe në Tiranë, por është ndërprerë nga Braçe, duke i tërhequr vëmendjen se në këtë mbledhje  po diskutohet një tjetër temë.

Bushati: Zoti ministër, si deputet i qarkut të Tiranës e kam me merak që të di edhe për Unazën e Madhe...

Braçe: Jemi mbledhur për tjetër gjë këtu. Po deshe të flasësh për rrugët, mund të bëni interpelancë me ministrin për të gjitha rrugët e Tiranës në Kuvend.

Në rendin e ditës, sot ishte parashikuar diskutimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij”.

Të fundit