Flash News

KRYESORE

Si dështoi qeveria në autostradën Tiranë-Durrës, vitin e kaluar bizneset dëme mbi 10 mln euro, asnjë masë nuk u mor

Si dështoi qeveria në autostradën Tiranë-Durrës, vitin

Banorët dhe pronarët e bizneseve përgjatë autostradës Tiranë-Durrës u përfshin sot në debate me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kur ky i fundit shkoi të shikojë gjendjen katastrofale që ka lënë pas përmbytja e mbrëmjes së djeshme. Banorët dhe biznesmenët u ankuan se qeveria nuk kishte marrë asnjë masë për të shmangur përmbytjen, ndonëse ajo ishte paralajmëruar.

Vitin e kaluar kjo autostradë u përballë me përmbytjen e parë, të pazakontë, që shkaktoi mbi 10 milionë euro demë në 30 biznese.

Pronarët iu drejtuan në atë kohë me një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ish-ministrit të Transporteve, Sokol Dervishaj, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe shumë zyrtarëve të tjerë ku bëhej i qartë dëmi i shkaktuar.

Kanalet nën autostradë, thanë një vit më parë sipërmarrësit, janë të bllokuara apo dhe të zaptuara, ndërsa dhe mbjellja e palmave në zonën Kashar-Laprakë është shoqëruar me ngushtim të kanaleve kulluese. Këta faktorë janë kombinuar me bllokimin e përroit të Limuthit, por dhe me hapjen e dyshuar të rezervuarëve të liqeneve Gjokaj, Kashar dhe Picar.

E në këtë situatë, asnjë prej ministrive dhe institucioneve në varësi nuk mbante përgjegjësi, duke e kaluar fajin te njëra-tjetra.

Ndërkohë, përmbytja e djeshme ishte edhe më e madhe se ajo e një viti më parë, duke dëshmuar dështimin e qeverisë dhe bashkisë për të gjetur një zgjidhje për bizneset dhe banesat e kësaj zone. Deri më sot, asnjë përpjekje nuk është bërë, përveç planit për të zëvendësuar palmat në anë të autostradës me pisha. 

Të fundit