Flash News

KRYESORE

Si dhe me sa do ulet çmimi i naftës në Shqipëri? Premtimi i Bashës: Do shfuqizojmë menjëherë taksën “Rama”

Si dhe me sa do ulet çmimi i naftës në Shqipëri? Premtimi

Ndonëse në vitin 2013-të erdhi në pushtet me premtimin e se do të ulte çmimin e naftës në Shqipëri, pas gjashtë vitesh të Edi Ramës në Qeveri, çmimi është rritur disa herë.

Në prezantimin e platformës ekonomike, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, premtoi sot shfuqizimin e taksës ‘Rama’, çka do të sjellë uljen e çmimit të naftës me të paktën 30 lekë/litri. Sipas Bashës, kjo ulje do të ndihet si nga biznesi i madh, ashtu edhe nga ai i vogël.

“Taksa “Rama”për karburantet, prej rreth 30 lekë/litër  do të shfuqizohet menjëherë. Kjo nismë do të ndjehet si nga biznesi i madh, ashtu edhe ai i vogël”, u shpreh Basha.

Kryeopozitari premtoi edhe reformë rrënjësore në metedologjinë e e caktimit të çmimit të energjisë elektrike për biznesin (por edhe për popullatën).

“Çmimi i energjisë për biznesin do të jetë 30 – 40% me i lirë sesa sot”, u shpreh kreu i demokratëve.

Lulzim Basha paraqet alternativat për biznesin e vogël dhe biznesin e madh; çfarë përmban paketa e PD

Të fundit