Flash News

KRYESORE

Si do faturohet energjia elektrike për prillin? Ardian Çela i OSHEE sqaron qytetarët

Si do faturohet energjia elektrike për prillin? Ardian Çela i OSHEE

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi gjatë muajit mars, OSHEE vendosi të mos lexonte matsat e qytetarëve, duke faturuar me përafërsi energjinë elektrike. Sipas vetë kreut të OSHEE, Ardian Çela, janë të paktën 400 mijë abonentë të cilëve u është mbifaturuar energjia elektrike. Po çfarë do të ndodh me këta me abonentë? Çela sqaroi të enjten në Neës 24 se si e njëjta situatë do të vijojë edhe gjatë muajit prillit. Ai tha se nëse qytetarëve nuk do ketë mundësi t`u lexohet matësi, ata do të faturohen në bazë të vlerës së faturës së energjisë për të njëjtin muaj të një viti më parë.

“Në rast se matësi është i paaksesueshëm, atëherë do të merret për bazë sesa ka harxhuar në të njëjtin muaj të vitit paraardhës. Prsh nëse do paguajë për marsin dhe nuk shihet matësi, atëherë do të paguajë aq sa ka harxhuar në mars 2019. Për familjarët është marrë vlera e plotë e marsit 2019, ndërsa për bizneset, merret marsi i 2019, ndërsa zbriten 14 ditë, duke qenë se për kaq kohë nuk ka pasur punë.

Në muajin mars, ka qenë e pamundur të lexohen të gjithë matësat. Nga 1.2 milionë matësa që lexon kompania, janë lexuar 800 mijë. Pra, 400 mijë nuk janë lexuar dhe do të jetë kjo formulë. S’mund të rrezikojmë dot jetën e punonjësve, prandaj veprohet kështu. Konsumi i energjisë eleektrike është rritur me 5 përqind. Faturimi për prillin po diskutohet”, tha Çela.

Çela gjithashtu sqaroi edhe faljen e kamat-vonesave. Ai tha se janë të paktën 90 mijë abonentë familjarë dhe biznese që përfitojnë nga kjo falje. “Janë 2 grupe abonentësh që përfitojnë zgjerimin e kamat-vonesave. Një grup janë rreth 90 mijë abonentë, që janë familjarë dhe biznesë dhe kjo ka vlerë rreth 43 milionë dollarë. Këto janë abonentë me marrëveshje aktive. Janë zeruar kamat-vonesat për 990 mijë abonentë. Ndërsa, pjesa tjetër, që janë mbi 3000 abonentë, u janë zeruar po ashtu kamat-vonesat, kurse këstiu iu bëhet 20 mijë lekë të vjetra.

Pastaj kemi grup tjetër, 134 mijë abonentë, që nuk kanë lidhje akt-marrëveshje me kompaninë. Që të përfitojnë këta abonentë, duhet të lidhin akt marrëveshjen me kompaninë për të paguar borxhet e vjetër. Përfitojnë nëse aplikojnë brenda muajit qershor”, u shpreh Çela.

 

Të fundit