Flash News

KRYESORE

Si do i gjejë ndërrimi i viteve Camila Cabello-n dhe Shawn Mendes-in

Çifti Camila Cabello dhe Shaën Mendes janë një ndër çiftet më të përfolura dhe më të dashur për publikun. Fansat janë të kuriozuar të dinë shumë detaje për ta dhe duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit, sigurisht që duan të dinë si do i gjejë çiftin ndërrimi i viteve.

Camila ka pohuar në një intervistë të dhënë për Andy Cohen se Vitin e Ri do ta festojë së bashku me Shawn në Toronto të Canada-s.

Cabello ka pohuar se është mjaft e lumtur që gjendet gjithë kohës pranë Shawn. Ajo tregoi se i ka pritur me padurim festat dhe periudhën e Krishtlindjeve.

Të fundit