Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si do i kontrollojë mazhoranca qytetarët më 30 qershor? Zbardhet urdhri në PS: Do ngrihet sistemi i patronazhit
Është zbardhur urdhri që Sekretari për Organizimin në Partinë Socialiste, Arben Pëllumbi i ka dërguar strukturave. Që në krye të letrës theksohet se PS-së i dalin disa detyra të reja për shkak të kushteve specifike në të cilat mund të zhvillohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku PD dhe LSI refuzojnë të marrin pjesë.
Katër detyra kryesore do kenë strukturat e PS, duke filluar nga nxitja për pjesëmarrje të lartë në votime, prioritetet elektorale për çdo bashki, caktimi i anëtarëve të komisioneve të Qendrave të Votimit dhe zbatimi i vendimeve të KQZ-së për shpenzimet në fushatë.
Por në pikën e parë janë renditur disa detyra të rëndësishme për militantët socialistë. Kjo parti ka vendosur të ngrejë ‘sistemin e patronazhit’ ku çdo anëtari apo mbështetësi të PS do i caktohet një numër zgjedhësish. Këta persona do të mbajnë shënime për pjesëmarrjen ose jo në votime të qytetarëve që do të kenë në vëzhgim më 30 qershor dhe shifrat do të dërgohen në qendër.
Një tjetër detyrë është: “Të evidentohen rastet e veprimtarisë së opozitës joparlamentare për pengimin e zgjedhësve për të marrë pjesë në votime, për presione e kërcënime, të cilat të bëhen objekt i një pune të organizuar të strukturave tona përmes kontakteve me ta por edhe medias në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese.”
Letra e plotë
Në kushtet specifike të fushatës për zgjedhjet e organeve të pushtetit vendor të 30 Qershorit, kur opozita jashtëparlamentare PD-LSI nuk merr pjesë në zgjedhje, për strukturat e Partisë Socialiste dalin disa detyra për t’iu përgjigjur këtyre kushteve të zgjedhjeve.
Së pari, të synohet dhe realizohet pjesëmarrje sa më e lartë në votime. Pjesëmarrja në votime jo vetëm të ruajë shifrat e rezultateve për PS dhe të partive të Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, por të përcaktohen detyra për rritjen e pjesëmarrjes ( jo më pak se 2.5 përqind që është rritja e numrit të zgjedhësve krahasuar me dy vjet më parë ), përmes tërheqjes në votime nga të gjitha shtresat, kategoritë, komunitetet që ndikojnë në këtë rritje.
- Anëtarësia e partisë dhe mbështetësit e saj kanë detyra në përbërje të strukturës ku janë por edhe individuale për plotësimin e këtij objektivi duke e vlerësuar si një ndër detyrat kryesore të këtyre zgjedhjeve.
- Puna me listat e votuesve për të evidentuar zgjedhësit që banojnë në territorin e QV, ata që kanë migruar në qytete të tjerë të vendit e deri ata që janë në emigracion dhe i kanë mundësitë për të ardhur e votuar më 30 Qershor.
- Pjesëmarrja në votime e votuesve për herë të parë, si detyrë e brezit që do të jetë pjesë efektive e Shqipërisë së strukturave të BE.
- Sistemi i patronazhit të funksionojë në zbatim të këtij objektivi. Çdo anëtar apo mbështetës i partisë që caktohet me një numër zgjedhësish, të vlerësojë maksimalisht pjesëmarrjen e tyre në votime e të raportojë për këtë.
- Të bashkëpunohet me partitë e tjera të Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane – ASE për të rritur numrin e votuesve duke tërhequr zgjedhës nga komunitete, zona, fise, lagje etj ku ato dhe kandidatët e vendosur prej tyre kanë ndikim në rritjen e numrit të votuesve.
- Të jetë në eficiencë të plotë puna e koordinatorëve elektoralë të të gjitha niveleve të ngarkuar për këtë fushatë në bazë të detyrave të përcaktuara në Vendimin e Asamblesë Kombëtare të PS, të cilët të jenë dorë e zgjatur e strukturave të partisë për rritjen e numrit të zgjedhësve që votojnë.
- Të evidentohen rastet e veprimtarisë së opozitës joparlamentare për pengimin e zgjedhësve për të marrë pjesë në votime, për presione e kërcënime, të cilat të bëhen objekt i një pune të organizuar të strukturave tona përmes kontakteve me ta por edhe medias në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese.
- Këto e detyra e të tjera që dalin në bazë të kushteve konkrete të secilës bashki, kërkohet që të vletësohen maksimalisht, veçanërisht në ato bashki ku kandidatët e PS për kryetar bashkie nuk kanë kandidatë të tjerë rivalë.
Së dyti, të përcaktohen dy-tre prioritete kryesore për çdo bashki nga ato që kanë dalë gjatë llogaridhënies së tyre në publik, sidomos atje ku drejtojnë përfaqësues të PS, dhe të merren masat për plotësimin e tyre. Secila strukturë partie dhe drejtuesit tanë në bashki ta shohin këtë detyrë si një përgjigje të kërkesave të komunitetit për zgjidhje të problemeve jetësore të tyre.Prioritetet që do të përcaktohen në çdo bashki të dërgohen në zyrën e Organizimit të Partisë brënda datës 25 maj 2019.
Së treti, të merren masat për caktimin e anëtarëve të komisioneve të Qendrave të Votimit. Zbatimi i kësaj detyre të Kodit të Zgjedhjeve kërkohet të bëhet me cilësitë e kërkuara për komisionerët dhe në kohën e duhur. Sipas afateve të përcaktuara nga organet e Partisë, projekt-listat e komisionerëve duhet të dërgohen në Sektorin e Koordinimit Elektoral të Partisë Socialiste në Tiranë deri më datën 20 maj 2019, ndërsa depozitimi i tyre pranë KZAZ-ve duhet të bëhet deri më 30 maj 2019.
- Në caktimin e tyre të meren në konsideratë kushtet specifike të këtyre zgjedhjeve: prej tyre kërkohet korrektësi në zbatimin e kërkesave të Kodit të Zgjedhjeve, prandaj ata duhet të njohin detyrat që ai u përcakton dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë korrekte. Ata janë përfaqësuesit e strukturave bazë të procesit zgjedhor dhe duhet të kenë vendosmërinë e duhur të ndikojnë në mënyre maksimale në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që është kërkesë kryesore, në zbatimin e kërkesave të Kodit për dokumentacionin zgjedhor, në komunikimin me zgjedhësit etj.
Së katërti, të zbatohen të gjithë kërkesat e Kodit të Zgjedhjeve dhe vendimet që janë marrë nga KQZ për shpenzimet e fushatës. Nga ana e financierëve të ngarkuar me këtë detyrë në bazë bashkie e në qendër të njihen mirë kërkesat për shpenzimet e fushatës dhe të ketë korrektësi maksimale në zbatimin e tyre. Çdo shpenzim i kryer për fushatën zgjedhore të jetë i evidentuar sipas kërkesave, pagesat për zyrat elektorale, për organizimin e veprimtarive elektorale etj. të bëhen përmes institucioneve bankare, me synimin që çdo veprimtari të jetë e dokumentuar dhe të ketë transparencë në shpenzime.
- Në përcaktimin dhe zhvillimin e veprimtarive elektorale të kihet parasysh që strukturat e partisë të marrin në konsideratë vlerën financiare të tyre, duke synuar veprimtari me efektivitet të lartë, por me një kosto financiare të arsyeshme. Po kështu edhe për shpenzimet për anën figurative e mediatike të fushatës, numrin e zyrave elektorale, etj.
SEKRETARI PËR ORGANIZIMIN
Arben PËLLUMBI
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38