Flash News

KRYESORE

Si do korrigjohen testet e Maturës dhe kur do shpërndahen diplomat, sqarim nga Ministria

Si do korrigjohen testet e Maturës dhe kur do shpërndahen diplomat,

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka dhënë detaje në lidhje me procesin e korrigjimit të testeve të Maturës Shtetërore 2020.

Korrigjimi do të bëhet në mënyrë digjitale, pasi i gjithë testi do të jetë i organizuar në pyetje me alternativa.

“Nxënësit, pasi të kenë përfunduar përgjigjet në test, duhet që t’i hedhin në fletë-përgjigje. Më pas, kjo fletë-përgjigje do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe do të procesohet përmes skanerave”, nënvizoi Vrapi.

“Kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit, besueshmëria e korrigjimit është maksimale dhe sigurisht edhe dalja e rezultateve në kohën e duhur. Sërish, bëjmë me dije që brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar,”  shton ajo.

Pasi të gjitha rezultatet të jenë publikuar, me datë 1 korrik 2020 QSHA do të fillojë procesi i printimit të diplomave të Maturës Shtetërore, i cili do të jetë në dy faza.

Në fazën e parë, do të printohen diplomat për të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit. Ndërsa ditët në vijim, do të mbyllet edhe procesi për pjesën tjetër të maturantëve.

“Më datë 1 korrik, maturantët të cilët do të studiojnë jashtë, do të kenë në dorë diplomën e Maturës Shtetërore” përfundon drejtoresha e QSHA në video-mesazhin e saj për maturantët.

Më herët ministria e Arsimit ka sqaruar se:

Maturantët do të jenë të vetmit që do ti rikthehen mësimit në 18 Maj, për të pasuar më tej me provimet në qershor. Do hapen shkollat vetëm për maturantët, duke i shpërndarë nxënësit në të gjitha klasat duke krijuar distancë deri në 1,5 metra dhe jo më shumë se 10, 12 apo maksimuni 15 nxënës”.

Të fundit