Flash News

KRYESORE

Si do ta arrini një qeveri kujdestare, Gjiknuri ua mbylli derën, si përgjigjet Bylykbashi

Si do ta arrini një qeveri kujdestare, Gjiknuri ua mbylli derën, si

Oerd Bylykbashi sqaroi sot për mediat se PD nuk kërkon bashkëqeverisje me PS, por një qeveri kujdestare pa drejtimin e Edi Ramës para zgjedhjeve parlamentare.

I pyetur se si do ta arrijë PD të përmbushë këtë propozim, kur Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore , i cilësoi dje këto si kërkesa politike, pasi sipas tij qeveria është kushtetuese dhe se qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin, Bylykbashi tha: “Ne i japim zgjidhje. Kjo është zgjidhje që nuk vjen nga hiçi, por e bazuar në parime dhe është solide që garanton interesin publik dhe zgjedhësit. Kur propozuam ligjin e dekriminaliimi, në atë kohë mazhoranca nuk e pranoi, megjithatë në fund të procesit u detyrua të pranonte atë sepse ishte interesi publik i shtetasve shqiptarë, me të njëjtën qartësi ne po bëjmë këto propozime. Por, nuk pres që mazhoranca të thotë ‘po’.

 PD kërkon qeveri kujdestare para zgjedhjeve, kush janë propozimet konkrete për anëtarët dhe ministrin e Brendshëm

 

Të fundit