Flash News

KRYESORE

‘Si do të ishte Basha pa aleatët?’ Ndoka: Nuk i bëjmë dëm me këshillat tona

‘Si do të ishte Basha pa aleatët?’ Ndoka: Nuk i

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i ftuar në ‘Real Story’, duke komentuar situatën politike tha se ‘ këto momente kemi një lider të braktisur si Edi Rama dhe një opozitë më të bashkuar se kurrë’.

I pyetur se si do të ishte kryedemokrati Basha pa aleatët, Ndoka u përgjigj:

“Nuk e di si dot ishte Basha pa ne. Unë e konsideroj pozitive që e djathta është plurale. Ne nuk i bëjmë dëm me këshillat tona Bashës”-tha Ndoka.

"Basha ka pasur qasje pro-europiane. Ne e dimë se Reforma Zgjedhore në këto kushte nuk zgjidh asgjë. Kriza është lidhja e politikës me krimin. Kjo ëhstë agjenda jonë. Këto janë detyrat që opozita ka marrë në raport me publikun. Disa nga aleatët i kanë kërkuar Bashës protesta para 18 tetorit, por ai ka pasur një qasje tjetër duke kërkuar pritjen e vendimit për negociatat. Rama sot është i vetmuar”, shtoi më tej Ndoka.

Të fundit