Flash News

KRYESORE

Si do të përdoren ‘milionat’ e krimit që sekuestrohen nga policia? Lleshaj: Do t’i kalojnë shtetit në dy drejtime

Si do të përdoren ‘milionat’ e krimit që sekuestrohen

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë detaje sa i takon pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar.

Në një raportim në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut lidhur me projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar””, ministri sqaroi se si do të përdoren pas sekuestrimit pasuritë nga krimi i organizuar që zakonisht janë llogari bankare, makina luksoze, prona, apartamente etj.

Sipas ministrit, një pjesë do të përdoren nga Policia e Shtetit për të luftuar krimin dhe një fond do të shkojë për punonjësit e përfshirë në këtë proces.

“Pasuritë e sekuestruara të krimit të organizuar, një përqindje do të të vihet në përdorim, pra krimin ta luftojmë duke përdorur asetet dhe financat e tij.

Një pjesë e aseteve do ti kalojnë me vendime policisë shtetit që do i përdore një pjesën kundër krimit të organizuara si financa që të shtojë një burim tjetër të rëndësishëm mbështetje të policisë. Po ashtu, 5% do përdoret për të motivuar punonjësit e përfshirë dhe që arrijnë rezulto konkrete”, u shpreh ministri.

 

Të fundit