Flash News

KRYESORE

Si do të përfitojnë 400 mijë lekë ata që kanë humbur punën? Rama: Rroga s’kalon nga pronari

Si do të përfitojnë 400 mijë lekë ata që kanë

Kryeministri Edi Rama tha se 176 mijë familje do të përfitojnë nga paketa e zgjeruar pagën prej 400 mijë lekësh të vjetra, pasi kanë humbur vendet e punës prej pandemisë Covid-19.

Sipas Ramës, paga do të kalojë direkt në llogarinë e familjeve dhe jo përmes kompanisë dhe pronarëve.

“Punonjësit janë përzgjedhur nga list-pagesat e paraqitura nga kompanitë deri në datë 10.

Të gjithë ata që figurojnë të larguar pa paga javë pas jave në këto lista janë të identifikuar dhe duhet vetëm kur të hapet faqja përkatëse në adresën online të drejtorisë së Tatimeve, të konfirmosh.

Nga paketa e parë 31 mijë janë paguar mbeten edhe 40 mijë tjerët për tu paguar, vetëm se verifikimi kërkon kohën e vet. Kjo është arsyeja që ka patur vonesa. 176 mijë familje do marrin 400 mijë lekë direkt në llogari pa kaluar nga pronari dhe kompania.

Dhe përfitohet vetëm duke konfirmohet ‘jam unë’ sapo të hapet faqja e aplikimit”, shpjegon Rama.

https://politiko.al/a-ka-page-lufte-per-ata-qe-punonin-ne-te-zeze-rama-do-kete-shperblim-financiar-per-denoncuesit-e-pronareve/

Të fundit