Flash News

KRYESORE

Si do të zhvillohen seancat e vettingut nën masat për Covid-19, boshatisen rrugët e Tiranës

Frika nga coronavirus-i që tashmë ka prekur edhe Shqipërinë, e ku deri tani ka shkuar në 12 numri i të infektuarve, ka bërë që shumë aktivitet dhe shërbime të pezullohen, të paktën për një periudhë dy-javore.

Dje, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se do të ndërpresë shërbimin e pritjes  për qytetarët që dorëzonin denoncime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, në sajë të masave parandaluese të Covid-19.

Ndërsa seancat e vettingut nuk janë ndërprerë (në 11 mars séanca u zhvillua për gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Entela Shedula), megjithatë që sot kanë nisur të vihen në zbatim rregullat e reja, sipas rekomandimeve të autoriteteve të shëndetësisë.

Siç duket, karriget janë vendosur në një distancë rreth 1.5 metër larg njëra-tjetrës, për të pranishmit  dhe trupën e KPK. 

Nga ana tjetër, rrugët e Tiranës duken thuajse të boshatisura nga mjetet dhe njerëzit në rrugë, ndërsa bien në sy dekoret e bashkisë për ditën e verës.

Të fundit