Flash News

KRYESORE

Si do vijojë aksioni opozitar? Kryemadhi: Me axhendë të pabesueshme edhe për gazetarët

Si do vijojë aksioni opozitar? Kryemadhi: Me axhendë të

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI ka folur pas mbledhjes së zhvendosur së opozitës së bashkuar në Durrës.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi u pyet se cili do të jetë aksioni opozitar, në kushtet e bojkotit të Parlamentit në shenjë proteste.

“Aksioni ynë është mëse i qartë. Ne po presim përgjigjen e Ramës, nëse është pro apo kundër vettingut në politikë. Më e rëndësishme është që axhenda e opozitës do jetë aktive dhe e pabesueshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për ju gazetarët.  Do ketë axhendë surprizuese”, u shpreh Kryemadhi, e cila shtoi se çlirimi i Kuvendit nga krimi është një emergjencë kombëtare.

Në Durrës  është mbledhja e tretë që zhvillon opozita e bashkuar pas asaj në Shkodër dhe në Elbasan.

Të fundit