Flash News

KRYESORE

Si do votohet me propozimin e PD, Bylykbashi : Lista është e hapur, qytetari vendos renditjen e kandidatëve

Si do votohet me propozimin e PD, Bylykbashi : Lista është e hapur,

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka shpjeguar konceptin e listave të hapura 100%, të propozuara nga opozita e bashkuar.

Duke folur në ‘Opinion’, Bylykbashi tregon mënyrën e organizimit të kësaj formule në fletën e votimit dhe se lista do të jetë e hapur, në mënyrë që zgjedhësit të votojnë direkt për çdo emër, e të vendosin edhe renditjen e kandidatëve.

“Kandidatët në listë janë të renditur në rend alfabetik dhe më pas zgjedhësit votojnë emrin që duan në fletën e votimit.

Qytetarët votojnë edhe partinë aty. Ajo varet nga fleta e votimit. Nëse emrat në fletë janë të renditur, në momentin që zgjedhësi vë kryqin tek kandidati, vota i shkon edhe partisë. Nëse vendos dy kryqe për dy kandidatë të ndryshëm, vota përsëri i shkon partisë”, tha Bylykbashi.

I pyetur nëse qytetari bën 7 kryqe, Bylykbashi thotë se konsiderohet si votë për partinë, por jo për një kandidat të veçantë.

“Në fund do të ketë një numër votash të partisë dhe një numër votash të mbledhura nga kandidatë të veçantë. Totali i tyre jep numrin e votave të partisë. Të gjithë kandidatët do të renditen nga ai me më shumë vota, tek ai më pak vota”, thotë zyrtari i PD.

E komplikon kjo procesin zgjedhor, e pyet Fevziu. “Jo nuk e komplikon, madje e bën më të thjeshtë. Në fund fare kemi një lloj personalizimi të një numri mandatesh mbibazën e votave që kanë marr. Vota e kandidatit dhe vota e partisë, bën shumën e votave të partisë. Llogariten kandidatët që do të hyjnë mbi këtë numër votash dhe renditen në bazë të numrit të votave”, tha Bylykbashi.

Të fundit