Flash News

KRYESORE

Si e justifikon Rama sasinë e madhe të gazit lotsjellës që u përdor nga policia

Si e justifikon Rama sasinë e madhe të gazit lotsjellës që u

Kryeministri Edi Rama mbrojti forcat e policisë, që akuzohen se kanë përdorur gazlotsjellës jashtë normave të lejuara dhe helmues. Në konferencën për shtyp, ai sqaroi se gazi është mjet paqësor, në një zonë ku turma kërkon të zaptojë institucionin e Kryeministrisë.

“Gazi lotsjellës importohet si në çdo vend. I kam ndjekur protestat edhe në Francë, por atje nuk kam dëgjuar njeri që të thotë që presidenti francez të dënohet për krime kundër njerëzimit. Nuk kam dëgjuar në Francë që të thonë se u helmuam me gaz. Gazi është mjet paqësor në një zonë ku turma rrezikon të rrënojë fizikisht institucionin. Këta thonë ne duam të vëmë flakën. Këta thonë meqë nuk na lejoni që të hyjmë brenda në Kryeministri, iu vëmë flakën e ndezim flakadanë.  Ky është një grupim që ka humbur kontrollin”, deklaroi Rama.

Qytetarë të ndryshëm, ditën e djeshme shprehën pakëqaqësi për përdorimin e tepruar të gazit lotsjellës nga policia, që u shpërnda në zona zona të Tiranës, nga Stacioni i Trenit deri të Komuna e Parisit.

Të fundit