Flash News

KRYESORE

Si e justifikon zyrtari i Bashkisë përmbytjen e parkut ‘Rinia’: Qameti atmosferik i së shtunës nuk varej nga Lali Eri

Si e justifikon zyrtari i Bashkisë përmbytjen e parkut

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka bërë një reagim sa i takon situatës së krijur në parkun Rinia në qendër të Tiranës, për shkak të reshjeve intensive të shiut të shtunën që lamë pas.

Mediat dhe rrjetet sociale publikuan me pamje si projekti që kushtoi rreth 1 miliard lekë nuk i rezistoi kushteve të motit dhe disa hapësira të ndryshme u mbushën me ujë, vetëm 6 ditë pasi ishte inauguruar.

Por si e justifikon këtë situatë të krijuar zyrtari i lartë i Bashkisë së Tiranës?

“Qameti atmosferik e meteorologjik i së shtunës nuk varej nga Kryetari i Bashkisë, shpenzimi që është përgjegjësi e Bashkisë është mjaft korrekt...”, thotë ndër të tjera Mazniku.

Reagimi i plotë:

S’do qe e ndershme të mos shkruaja dy radhë për tërë kujën e fundjavës mbi Parkun Rinia pas atij qameti të motit! Për ata që harrojnë, por që duan të kuptojnë, por edhe për tërë ata që na fyejnë inteligjencën të gjithëve!

As më urdhëron e as më detyron njeri të flas, thjesht s’më lë gërnja sepse i di dhe i njoh mirë punët! Investimi te Parku Rinia përfshin mbi 21,000 m2, rikualifikim tërësor me rimodelim, sistem ndriçimi dekorativ, pafundësi lodrash ku bie në sy një kompozim qendror super cilësor dhe me shumë materiale natyrale, rrugica të reja, zgjidhja e gangrenës së ëc-së publike te monumenti i pavarësisë, mbjellje dekorative e mobilim rekreativ, etj, etj, të cilat për shumën e publikuar e nxjerrin se arkës së Tiranës i ka kushtuar ~4500 lek/m2 (përfshirë TVSH)!!!!

3-4 herë më pak se mesatarja e investimeve të tilla, të ngjashme, për m2, nga çdo info e praktikë ndërkombëtare, në Evropë!

Shumica e materialeve importohen, karburanti e makineritë kushtojnë, vlera e shpenzuar është tërësisht korrekte, ai kantier ka punësuar e injektuar para edhe në ekonominë e sektorit, madje për çdo njohës të punimeve të tilla është realizuar lirë për kompleksitetin e këtij rikualifikimi!

Pastaj a na pëlqen dizajni, a duhej lënë siç ishte, a u kënaqe vetë apo fëmija, apo qenushi, kur shkove ta frekuentosh? Secili mund të ketë përgjigje të ndryshme për këto. Lali Eri përfaqëson votën e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Tiranë dhe ka mbështetur atë projekt, me atë besim që përfaqëson! Qameti atmosferik e metereologjik i së shtunës nuk varej nga Kryetari i Bashkisë, shpenzimi që është përgjegjësi e Bashkisë është mjaft korrekt, ndërsa shijen do t”a vërtetojë koha nëse do familjarizohemi e kënaqemi - unë vetë banoj larg asaj zone ndaj shijoj kur mundem transformimin e Parkut të Madh që pa Lali Erin s’do e bënim dot rekreativ cep e më cep e rreth e rrotull liqenit!

(kam fiksim dokumentimin ndaj po ndaj ca foto nga parku Tika, dikur zonë rrezik shëndeti dhe e pakalueshme, sot parajsë, si edhe ca foto se si e gjetëm në qershor 2015 Parkun e Madh dhe Parkun Rinia.

Të fundit