All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Si e ka ndjekur Arvizu situatën e pandemisë në Shqipëri, tregon bisedën në telefon me ambasadoren Kim

Si e ka ndjekur Arvizu situatën e pandemisë në Shqipëri,
All - Paragraf - 1

Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu shprehet se i mungon Shqipëria, ndërsa ka komentuar në një intervistë për ‘Opinion’ edhe situatën e pandemisë pas dy tërmeteve të pak muajve më parë në Shqipëri.

All - Paragraf - 3

“Ndihem shumë keq për Shqipërinë sepse vitin e kaluar ishin dy tërmetet apo jo? Apo ishte herët këtë vit se mbaj mend. Ishin dy tërmete të cilat ishin shume shkatërruese për Shqipërinë dhe shumë njerëz akoma s’janë rikuperuar nga kjo. Dhe pastaj të ketë dhe këtë situatë tani, më korrigjo nëse jam gabim, por me çfarë kuptoj unë Shqipëria është nën një lloj izolimi, njerëzit nuk mund të udhëtojnë në Itali psh.”, tha Arvizu

Ish diplomati amerikan tregoi edhe një episod të komunikimit  me telefon me ambasadoren aktuale në SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

“Më mungon shumë Shqipëria, kam qenë në kontakt me ambasadoren Kim. Kemi folur në telefon para disa muajve dhe thjesht disa mesazhe. I kam shkruar para disa javëve dhe i thashë se më vjen shumë keq për të sepse moti po bëhet më i mire në Shqipëri dhe është koha e përkryer për të udhëtuar dhe për të parë vendin. Dhe ajo tha që po vuan sepse as ajo nuk mund të shkoje në asnjë vend por ajo e dashuron deri tani.

Ajo ka një personalitet shumë të madh per Shqipërinë. Ajo është shumë e dalë dhe mendoj që shqiptarëve i pëlqen ky personalitet i ambasadorëve amerikanë, por përsa i përket pyetjes patjetër që më mungon shumë, më mungojnë të dalat. Unë do të isha i mjerë në Shqipëri tani sepse kjo është e bukura për Shqipërinë.

Ti del jashtë për të takuar njerëzit, ose për kafe, për drekë, dhe tani nuk mundesh, kështu që kjo është e tmerrshme. Po është shumë shokuese, dhe shumë depresionuese. Mendoj se të gjithë jemi disi të depresionuar. Duket sikur disa shtete po mendojnë që të hapen pak, duke përfshirë këtu dhe SHBA-në. Unë thjesht shpresoj që njerëzit do t’i dëgjojnë ekspertët dhe t’i hapin, nëse i hapin, në një mënyrë të përgjegjshme”, tha Arvizu.

Të fundit