Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Si e ktheu tërmeti krizën politike në humanitare; çfarë mund të bëjë Rama
Alfred Lela
Presidenti Obama, në tetor 2012, la në mes fushatën e rizgjedhjes për në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërmori një tur tjetër, në New Jersey, shteti verilindor i goditur nga stuhia Sandy. Sondazhet nuk reflektonin shëndet elektoral për presidentitn e parë afro-amerikan dhe gjasat e kandidatit Republikan për president, Mitt Romney, për ta zëvendësuar në Zyrën Ovale, duke e lënë Obamën me një mandat presidencial, shiheshin si reale.
Në fund, siç dihet, jo çdo fatkeqësi sillet njëlloj me të gjithë. Kështu ndodhi edhe me presidentin Obama përfshirja e të cilit në komunikimin publik të menaxhimit të Sandy-t i hodhi një kamerdare shpëtimi. Në zgjedhjet e nëntorit ai fitoi një mandat të dytë. Jo pak analistë amerikanë ia mveshin rikthimin në sondazhe dhe popullaritet të Obamës stuhisë që goditi New Jersey-n.
A mund të thuhet se tërmeti i 26 nëntorit i ka dhënë edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama një seancë 'frymëmarrjeje artificiale', e ka shpëtuar atë nga menaxhimi i skandaleve dhe krizave qeveritare, duke e futur në menaxhimin e një krize humanitare?
Çdo analizë partizane do ta mohonte këtë, por duke kaluar mbi trasetë e disa fakteve mund të pohohet se z. Rama e ka marrë, ashtu si Presidenti amerikan, një kamerdare shpëtimi. Dalja e tij në bregun tjetër të një krize të stërgjatur politike do të varet shumë nga 'noti' i tij, nga lëvizjet dhe moslëvizjet, nga menaxhimi që do t'i bëjë krizës humanitare.
E sigurt është se kriza humanitare mund ta ndihmojë, potencialisht, Ramën të shpëtojë nga kriza qeveritare. E sigurt është gjithashtu se 'armëpushimi' me opozitën do të skadojë së shpejti dhe trajtat e padurimit që selia blu dhe ajo e kuqe (LSI) t'i kthehen bankës së akuzueve kanë filluar të shfaqen ndërkohë.
Suksesi apo dështmi i Ramës në menaxhimin e krizës humanitare nuk kushtëzohet dhe aq nga opozita dhe sjellja e saj, megjithatë. E mbetur pa asnjë pushtet, pa akses në pushtet lokal, përveç Shkodrës, pa deputetët që mund t'a përdornin Parlamentin si aks të fjalës dhe të demonstrimit të fuqisë, opozitës i duhet të jetë megjithë mend kreative, dhe Ramës megjithë mend budalla, për të mundësuar një cikël të ri krize ku përfshihet humanitarja me politiken.
Nëse nuk varet te opozita, suksesi apo dëshitmi i Ramës e ka jetën te donatorët e huaj. Macron-i ka folur për një konferencë donatorësh dhe Erdogan u ka bërë thirrje 'fesë' dhe bujarisë së vendeve të pasura të Konferencës Islamike, por deri më tani modestia duket se vjen pas solidaritetit. Fjalët kanë qenë të ngrohta, por llogarive bankare ende nuk u është ngrohur asnjë damar.
Me një donacion ndërkombëtar, le të themi të masës M ose L, kryeministri mund të bëjë, teorikisht gjëra të pabesueshme. Ai mund të vihet në krye të procesit të rindërtimit apo rimëkëmbjes, i cili i shoqëruar me makinerinë propagandistike (të vetmen gjë funksionale që zotëron aktualisht), mund t'ia rindezë yllin politik. Donacionet e huaja nuk duhen marrë vetëm si fakte monetare. Një vlerë të shtuar do të ketë për Ramën edhe fakti se ato para mund të ri-interpretohen si mbështetje për popullin shqiptar, por edhe për të si kryeministër.
Çeku i famshëm i bardhë i të ndjerit Gramoz Pashko e pat ngazëllyer imagjinatën e shumë shqiptarëve dhe nuk mund të mohohet shtysa që kjo imagjinare i dha dorës votuese më 22 mars 1992, kur PD fitoi dërrmueshëm në zgjedhje. Nëse edhe Rama fillon e ndërton imagjinaren e një 'çeku të bardhë', por ndryshe nga Pashko fillon edhe ta disbursojë atë, mund të thuhet se ia ka hedhur paq.
Jo vetëm kaq: një skenar i tillë mund ta çojë shefin e qeverisë drejt një fushate për mandatin e tretë me një makinë elektorale, në vend të timonit që kërkoi për mandatin e dytë dhe që e çoi te tepsia, babëzinë mbi të cilën ua njihte vetëm kundërshtareve politikë.
Tërmeti mund të ketë zënë shumë vetë poshtë, por Ramën mund ta ketë shpëtuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43