Flash News

KRYESORE

Si e mori nofkën ‘poeti’ Dritëro Agolli dhe aventurat në gjimnazin e Gjirokastrës

Si e mori nofkën ‘poeti’ Dritëro Agolli dhe aventurat

Pas përfundimit të luftës në zonat ku ajo kishte qenë intensive shkollat u mbyllën. Për këtë arsye, Dritëro Agollit ju desh të zhvendosej në Gjirokastër në gjimnazin “Asim Zeneli”. Në atë kohë ishte 17 vjeç pasi i kishte humbur disa vite shkollë për shkak të luftës.

Përshtypjet e para për qytetin e Gjirokastrës ishin mbresëlënëse, komunikimi me banorët  ishte shumë i mirë ata ishin të edukuar e mikpritës. Ndërsa qyteti kishte një arkitekturë shumë të vecantë.

Që në fillim Dritëro Agolli spikati për mënyrën si i ndërtonte vjershat dhe për humorin e tij të hollë. Shumë herët për talentin e tij të veçantë ai mori nofkën “poeti”. Profesorët që jepnin mësim asokohe ishin njerëz të ditur që kishin studiuar jashtë shtetit si: Fejzi Dika që ishte poet i njohur i viteve ’30 dhe kishte studiuar në Francë së bashku me profesorin e Matematikës Gaqo Harrilla, ndërsa Vehbi Bala studiuesi i njohur i Letërsisë kishte studiuar në Rumani.

Një nga aventurat më të mëdhaja e Dritëroit dhe e shokëve të tij ishte djegja e krevatëve për shkak të motit të ftohtë. Kushtet e jetesës ishin shumë të vështira sepse lufta sapo kishte mbaruar, mungonin drutë për tu ngrohur dhe ushqimi.

Mirëpo drejtori nuk i dënoi edhe pse ata dolën para konviktit duke ju thirrur «Sabotatorë! Sabotatorë!

Në atë kohë organizoheshin dhe konkurse letrare dhe në një të tillë Dritëro Agolli fitoi cmimin e tretë me vjershën «Gjaku i kulluar », çmim të cilin ja dorëzoi Ramiz Alia. (Gazeta Shqiptare)

Të fundit