Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Janusz Bugajski
Në kundërshtim me hamendësimet konvencionale, Serbia dhe Rusia nuk kanë një aleancë të ngushtë, por një lidhje asimetrike në të cilën Kremlini shfrytëzon dominancën e vet. Kur Moska ka nevojë për Serbinë për të përmbushur detyra të caktuara ndërkombëtare në favor të Rusisë, ajo rrit presionin mbi Beogradin. Kjo është e dukshme në debatin e vazhdueshëm mbi korrigjimet kufitare në Ballkanin Perëndimor.
Megjithëse historia zyrtare pohon se Rusia ishte e rëndësishme në çlirimin e Serbisë nga osmanët, ambiciet e vërteta të carëve ishin zgjerimi i perandorisë së tyre drejt Mesdheut. Ortodoksia e krishterë dhe pan-sllavizmi ishin mjete ideologjike të dobishme për të bindur serbët se Rusia po mbronte interesat e tyre kombëtare.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini i frenoi ambiciet serbe dhe pengoi krijimin e një federate komuniste të Ballkanit që përfshinte Jugosllavinë dhe Bullgarinë, sepse ai kishte frikë se një shtet i fortë në rajon do të sfidonte diktatin e Moskës. Jugosllavia e Titos më pas demonstroi se Beogradi nuk ishte i gatshëm të mbetej një kukull besnike kur u shkëput nga blloku sovjetik më 1948 dhe ndihmoi në krijimin e lëvizjes së shteteve jo satelite (non-aligned movement).
Millosheviçi dhe Jelcini nuk ishin aleatë të ngushtë, por shfrytëzuan ambiciet politike të njëri-tjetrit. Me fillimin e luftës në Jugosllavi, gjatë viteve 1990, Beogradi kërkoi mbështetjen ruse, qoftë për ruajtjen e integritetit jugosllav, krijimin e një Serbie të Madhe, ose mbajtjen e kontrollit mbi Kosovën. Moska, nga ana e saj, manipuloi ankesat e Serbisë kundër SHBA-së dhe NATO-s, për të treguar se Rusia ishte një faktor kryesor në çështjet europiane. Megjithatë, që nga përmbysja e Millosheviçit, qeveritë serbe kanë pranuar rolin e partnerit të vogël të Rusisë, duke i dhënë mundësi Putinit ta shndërrojë Serbinë në përfaqësuese të Moskës në Ballkanin Perëndimor.
Kremlini, qëllimisht ka ndikuar në pengimin e hyrjes së Kosovës në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare në të cilat Moska ka të drejtën e vetos, që Beogradi t’i nënshtrohej Rusisë dhe të skualifikohej nga institucionet perëndimore.
Ndërhyrjet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin mbi shqiptarët nuk janë harruar ende nga Beogradi aq për të kërkuar anëtarësimin në NATO. Përmes propagandës, Moska sigurohet që ndjenjat anti-Aleancës të ushqehen vazhdimisht në mesin e popullit serb.
Mediat ruse gjithashtu transmetojnë vazhdimisht lajme false se Rusia është benefaktori kryesor ekonomik në Serbi, edhe pse tregtia dhe investimet e saj në vend jo vetëm që janë të disavantazhuara në raport BE, por janë të bazuara kryesisht në marrëveshjet e paqarta prej të cilave përfitojnë politikanët e korruptuar. Serbia u bind për t’i dhënë shumicën e aksioneve të Gazprom, kompanisë së madhe të naftës dhe gazit NiS, dhe firmosi edhe marrëveshje të tjera që e lidhën vendin fort me furnizimet energjetike të Rusisë. Beogradi, po ashtu, u vu nën presion për të hapur një "Qendër humanitare ruso-serbe" në qytetin jugor të Nishit, të cilën shërbimet ruse mund ta përdorin si një strukturë për grumbullimin e inteligjencës kundër Perëndimit.
Në një kthesë të re në shfrytëzimin e Beogradit, Kremlini tani kërkon të përfitojë nga synimi i Uashingtonit për të "normalizuar" marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa nocioni i shkëmbimeve të territoreve është diskutuar, Kremlini po e shtyn Serbinë të pranojë shkëmbimet me Kosovën pavarësisht nga rezistenca politike në Beograd. Takimi i paprecedent midis Presidentit Putin dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë përvjetorit të Fundit të Luftës së Parë Botërore në Paris, i pari midis krerëve të të dy shteteve, shtoi presionin mbi kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Strategët e Putinit po ndjekin dy objektiva kryesore. Së pari, ndryshimet kufitare në Ballkan të miratuara nga fuqitë perëndimore mund të trumbetohen si një precedent i vlefshëm dhe shembull për Krimenë, Donbasis, Transnistrian dhe rajone të tjera të pretenduara nga Rusia. Zyrtarët mund të pretendojnë se ndryshimet në kufirin Kosovë-Serbi thjesht bashkojnë minoritetet etnike me vendin mëmë. Kështu, një proces i ngjashëm mund të zbatohet në territore me popullsi të konsiderueshme ruse, duke përfshirë pjesë të Estonisë, Letonisë, Bjellorusisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Kazakistanit.
Së dyti, Kremlini llogarit njëkohësisht se ndryshimet kufitare në Ballkan mund të krijojnë probleme për NATO dhe BE, duke nxitur thirrjet për ndarje të mëtejshme. Nacionalistët lokalë mund të orkestrojnë dhunën për të treguar se bashkëjetesa etnike nuk është e mundur dhe kufijtë duhet të korrigjohen. Një efekt domino i aspiratave territoriale nuk do të prekte vetëm shtetet si Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, por edhe shtetet anëtare të NATO-s, si Kroacia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Vuçiç do të vihet nën presionin në rritje të Perëndimit, për të krijuar një marrëveshje me Prishtinën, por mund të mos jetë në gjendje të mbajë rolin e opozitës nacionaliste vendase pa mbështetjen e Kremlinit. Nëse Beogradi pranon zyrtarisht humbjen e Kosovës përmes një marrëveshjeje dypalëshe, ankesat e Rusisë ndaj mbështetësve ortodoksë sllavë mund të jenë të pamjaftueshme. Në vend të kësaj, pavarësisht hezitimit të Vuçiçit, Moska mund të shprehë mbështetjen për ndarjen e Bosnje-Hercegovinës dhe përfshirjen e Republika Srpska në Serbi. Ky do të ishte një përfitim më i madh për Serbinë se skajet veriore të Kosovës, veçanërisht nëse udhëheqësit e RS pranojnë të bashkohen me Serbinë.
Rezultati i ndërhyrjes së madhe të Moskës, do të jetë përfshirja e Vuçiç në një konflikt të ri me BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara mbi Bosnje-Hercegovinën. Kjo gjithashtu do t'i shërbejë interesave të Kremlinit duke bllokuar rrugën e Beogradit drejt pranimit në BE. Mesazhi për Serbinë është se nëse nuk shkëputet nga mbashkëpunimi politik mbytës me Rusinë, ajo nuk mund të arrijë potencialin e saj kombëtar dhe do të vazhdojë të shfrytëzohet si një objekt në përpjekjen e Putinit për të shkatërruar Perëndimin.
*Europe’s Edge është një revistë online që mbulon tema të rëndësishme në debatin e politikës transatlantike. Të gjitha mendimet janë të autorit dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pozicionin apo pikëpamjet e institucioneve që përfaqësojnë apo Qendrën për Analizën e Politikave Europiane.
**Përktheu nga anglishtja: Loneta Progni
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38