Flash News

KRYESORE

Si e përjetojnë psikologjikisht mjekët pandeminë, studimi: Më shumë pagjumësi dhe depresion

Si e përjetojnë psikologjikisht mjekët pandeminë, studimi:

Një studim i ri ka zbuluar kohët e fundit shtrirjen e pagjumësisë dhe simptomave të shoqëruara të ankthit, depresionit dhe reagimit traumatik mes mjekëve në Kinë në kohën e shpërthimit të pandemisë të COVID-19.

Hulumtimi i studiuesve kinezë,  nxjerr në pah efektet e pandemisë jo vetëm në shëndetin fizik të tyre si lodhja e tepër në punë, por edhe në shëndetin e tyre mendor.

Përhapja e shpejtë e SARS-CoV-2 ka ushtruar presion të madh në sistemet shëndetësore në të gjithë botën.

Për të analizuar të gjitha pasojat e shëndetit mendor tek mjekët, hulumtuesit analizuan stafin mjekësor nga e gjithë Kina, në një lidhje që quhej “WeChat”. Këta pjesëmarrës plotësuan një pyetësor për të vlerësuar nivelin e tyre të pagjumësisë, depresionit dhe ankthit.

Studiuesit zbuluan se në mesin e 1.563 mjekëve, 565 prej tyre përkatësisht 36.1% e tyre ishin përballur me pagjumësi, ndërsa punonin për të mposhtur virusin vdekjeprurës. Pagjumësia tek këta mjekë, përcillej edhe me depresion, ankth dhe trauma. Kjo shkallë e pagjumësisë ishte e ngjashme me atë gjatë shpërthimit të SARS-it të vitit 2002.

Autorët e këtij studimi shpresojnë se hulumtimi i tyre do të ndihmojë për të mbështetur personelin mjekësor dhe shëndetin e tyre mendor.

Medical News Today

Të fundit