Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si e raportonte Sigurimi i Shtetit dhe çfarë thonin njerëzit për “arratisjen” e Ismail Kadaresë në Francë, në tetor 1990
Dje u mbushën plot 27 vjet nga largimi i Ismail Kadaresë nga Shqipëria dhe kërkesa e tij për strehim politik në Francë. Ngjarja ishte një goditje e rëndë për qeverinë e Tiranës, që po jetonte ditët e fundit dhe që ikja e tij ishte grushti final për regjimin e kalbur komunist. Kadare e kishte parlajmëruar ikjen, në një vjershë të botuar në librin “Ftesë në studio”. Të gjithë e mbajnë mend njoftimin e 25 tetorit 1990, sipas së cilit shkrimtari më i njohur shqiptar Ismail Kadare kishte kërkuar strehim politik në Francë. Kjo ngjarje, sot po shikohet nën dritën e raporteve që i vinin Sigurimit të Shtetit mbi opinionet e popullsisë, gazetarëve të huaj apo diplomatëve të akredituar në Tiranë.
“Kishim rënë të filinim, kujton e motra, Kadria. Ishim vetëm me nënën dhe bënte pak ftohtë. Aty nga ora 9 e ca vjen Shahini në shtëpi dhe na thotë:
“Ç’po bëni?”
“Po flemë”!”, i thamë.
“Po nuk i shikoni lajmet?!”, pyeti dhe pastaj na dha lajmin. U shqetësuam, sigurisht. As që e dinim e as e kishte biseduar kurrë me ne. Të nesërmen erdhi policia për kontroll, mori dorëshkrimet e materiale të tjera të Ismailit. “Do t’i marrim në ruajtje”, tha njëri prej tyre”.
Deklarata e Ismail Kadaresë
Ditën e Konferencës Ballkanike të ministrave të Jashtëm, më 25 tetor 1990, Ismail Kadare, i pakënaqur nga reformat e Ramiz Alisë, kërkoi strehim politik në Francë. Nga Parisi, ai do të bënte një deklaratë, ku ndër të tjera theksonte:
“Vendimi për të lënë vendin tim është vazhdim logjik i asaj që kam mbrojtur gjer tani në veprën time. Dje i kam dërguar një letër presidentit Ramiz Alia ku i kam shpjeguar arsyet e këtij veprimi. Gjer më sot jam përpjekur të ndihmoj për zbutjen e regjimit me ato mjete që kanë qenë të mundura në Shqipëri. Në takimet dhe letërkëmbimet që kam pasur me presidentin në verën e këtij viti, ia kam shpjeguar fare qartë kërkesat për demokratizimin urgjent, të thellë e të plotë të vendit. Mirëpo premtimet e dhëna, nuk u mbajtën dhe zhgënjimi im, ashtu si shumë shqiptarëve është i hidhur. Duke mos pasur asnjë mundësi tjetër për të bërë të qartë pozicionin tim, meqenëse në Shqipëri nuk ekziston mundësia e opozitës, zgjodha rrugën që nuk do t’ia dëshiroja askujt. Kombi shqiptar, si ai që jeton brenda kufijve të shtetit dhe si në Kosovë, gjendet sot në një nga orë më të ligat e historisë së tij”.
Më poshtë, Kadare thotë se në ato çaste tragjike askujt nuk i lejohej të bënte veprime aventuriere duke i bërë thirrje udhëheqjes komuniste të flakte tej konceptet e vjetra. “Ndarja me të keqen, është kontribuar i të gjithëve” – theksonte Kadare.
Informacioni i 30 tetorit 1990
Më 30 tetor 1990 jepet mendimi i disa diplomatëve çekë dhe italianë për ikjen e Ismail Kadaresë. Ky informacion i dërgohej Adil Çarçanit, Foto Çamit dhe Xhelil Gjonit.
Miroslav Shinderlarzh, atashe i ambasadës çekosllovake, në bisedë me kolegun e tij Ivan Shvella, midis të tjerave pohonte se Tirana ishte e zymtë nga largimi i Ismail Kadaresë. Policia sillej shumë arrogante në Tiranë, ndaj gazetarëve të huaj që ishin me shumicë ato ditë. Kur biseda kishte riardhur te Ismail Kadareja, diplomati ishte përgjigjur:
“Të presim edhe sot. Si gjithnjë. Ndoshta këta do të heshtin, por janë tepër të vrarë e mundohen të ruajnë gjakftohtësinë. Ndryshe nga ç’mund të mendonin po ju ndodhin përditë të papritura. Kjo është një gafë dhe një sfidë për shqiptarët se një veprim të tillë e bëri njeriu më i nderuar në Shqipëri. Po të tjerët? Gazetarët do të shkruajnë që kjo është një periudhë tepër e lodhshme e popullit shqiptar, ndaj edhe ndodhin drama të tilla”.
Alois Gergela, nëpunës i ambasadës çekosllovake pasi përmend bllokimin e aeroportit të Rinasit dhe rrugën Tiranë - Durrës thotë:
“Arsyeja nuk është konferenca ballkanike e cila përfundoi, por sepse ka emigruar shkrimtari i tyre më i njohur Ismail Kadare. Ky është një tmerr për ta, ai ka kërkuar strehim politik në Francë, sepse nuk është dakord me politikën që ndiqet. Miroslav Shinderlarzh më tha se sot u dha një notë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të gjithë gazetarët të cilët janë akredituar këto ditë në Shqipëri, të largohen. Ç’është e vërteta ata nuk duan të ikin, pasi kanë leje. E kuptoni çfarë situate është. Shqiptarët kanë frikë më tepër nga delegatët, të cilët rastësisht ndonjë gjë nuk e kanë parë më parë, më kupton. Kjo është koha e lidhjes”.
Atasheu i ambasadës italiane në Tiranë Francesco Rea thotë se tani kishte ardhur radha e intelektualëve të kundërshtonin regjimin. Rea shprehej se nuk e dinte se ç’lajm përbënte ky për intelektualët shqiptarë, të mirë apo të keq, por ata e dinin mirë peshën e Kadaresë. Kjo tregonte sipas tij se Kadareja nuk kishte besim te reformat e regjimit. Rea shprehej se nuk do të dëshironte që të ndodhte si në Rumani.
31 tetor 1990
Në një raport të 31 tetorit 1990 për një gazetare italiane thuhej se ajo i kishte thënë një kolegeje të vet se në Shqipëri për Kadarenë nuk shkruante as “Zëri i Popullit” dhe as RTSH-ja. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve kishte marrë një pamje të zymtë. Zëvendëskryeredaktorja e gazetës “Drita” B.M., kur mësoi lajmin për Kadarenë ishte zbehur dhe kishte pëshpëritur “ne e konsideronim shkrimtar të madh”.
15 nëntor 1990
Pasqyrohen të dhënat e grumbulluara nga komentet e popullatës mbi largimin e Ismail Kadaresë. Dy rinj nga Durrësi shprehen se Kadareja kishte bërë mirë që kishte ikur sepse ishte në shënjestër nga udhëheqja e PPSH-së dhe nga Ramiz Alia. Kadareja do të bëhej figura më e madhe e vendit e cila do të bënte për vendin e tij dhe për Kosovën.
“Bombë të madhe” e konsideron ngjarjen një person nga Kavaja. Sipas një tjetri, Kadareja i ka kërkuar Ramiz Alisë pluralizëm si në shtetet e tjera, por ai nuk ka pranuar.
Një anëtar partie në Tiranë, shprehej se Kadareja bëri mirë që u largua, ndërsa ai (anëtari) ua dinte të fshehtat këtyre.
Një tjetër shprehet:
“...Ja lumsha Ismail Kadaresë që ju la xhenazen këtyre, tani ai mendon se çdo të bëjë. Prit se e di ai, e ka për të thënë vetë se cili është armik këtu. Pse ka më arsye të fortë se të lësh këtë popull 45 vjet në varfëri...”.
Një mësues matematike në Tiranë shprehet:
“Ismaili e bëri si burrat dhe do të ngelet në historinë e popullit shqiptar, sepse është përfaqësuesi i popullit dhe jo siç janë këta të tjerët që për 45 vjet me radhë kanë torturuar popullin”.
Një punonjës në Fier: “E tundi Ismail Kadareja, se sot i takon inteligjencës të udhëheqë e kështu bëhet si në Kosovë e gjetkë”.
Raport për komentet e gazetarëve të huaj
Në një njoftim tjetër pa datë thuhej se gazetarit David Binder në Tiranë i vjen një teleks i veçantë nga Parisi për shkrimtarin Ismail Kadare, në të cilin thuhej:
“Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, të enjten njoftoi se kërkonte azil politik në Francë, sepse udhëheqësit komunistë në vendin e tij, nuk i mbajtën premtimet për të çuar më tej demokracinë. Ministria e Punëve të Jashtme Franceze konfirmoi se Kadare kishte bërë kërkesë për azil politik, por nuk u tha për përgjigjen e kësaj kërkese. Kadare, 54 vjeç, kërkoi azil politik mbasi u bind se udhëheqësit e Shqipërisë, pavarësisht nga retorikat reformiste nuk kishin për qëllim synimin që të mbështetnin ndryshimet politike që përfshinë Europën lindore vitin e kaluar. Në një deklaratë të tij, ai tha: “Premtimet që ata bënë nuk u mbajtën dhe zhgënjimi im si i pjesës më të madhe të shqiptarëve ishte tepër i hidhur...”.
Lajmi për strehim politik thuhet më pas në raport, erdhi pikërisht në kohën kur zhvillohej mbledhja e ministrave të Jashtëm të Ballkanit. I pyetur në këtë kohë, në përpjekje të mbrojë regjimin, ministri i Jashtëm komunist i Shqipërisë, Reiz Malile, shprehej: “Demokratizimi në Shqipëri nuk ka vdekur, por është Kadareja ai që ka vdekur”. Një gazetare franceze arrin madje në përfundim se Kadare ë shtë lideri i opozitës.
©Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38