Flash News

KRYESORE

Si e sheh revista amerikane 'çështjen Tahiri': 854 mijë eurot e Sotës, 'kushëriri i dytë' Habilaj, dhe ikja në Gjermani

Si e sheh revista amerikane 'çështjen Tahiri': 854

Newsweek shkruan edhe për 'çështjen Tahiri', në atë që ajo quan 'kthesë të jashtëzakonshme' të ngjarjeve gjatë javëve të fundit.  Revista e klasifikon Moisi Habilajn si 'kushëri të dytë të Tahirit' dhe një trafikant të dënuar. Në përgjimet italiane, shkruan Newsweek, ai sugjeron se 30 mijë euro duhet të ndahen për "Saimirin". "Për të shmangur dyshimet, z. Tahiri nuk është dënuar për ndonjë krim-dhe u përpoq të mbronte pafajësinë e tij me forcë gjatë një rrëfimi të plotë në një emison prime-time televiziv, me një gazetar të pushuar së fundmi, Sokol Ballën. Disa ditë më vonë, zbulimi i 854 mijë eurove, sërish në cash, me gjasë pronë e Tahirit-nuk e përmirësoi besimin e shikuesve. Gjatë kohës që po shkruhet ky atikull z. Tahiri është në Gjermani-dhe dyshimet e rrethojnë imunitetin e tij nga hetimet dhe faktin se ai është lejuar të dalë jashtë vendit."

Autorë të shkrimit në Newsweek janë Vincent Triest, gazetar holandezo-shqiptar dhe Will Nicoll, gazetar dhe editor britanik.

Linku i plotë:  http://www.newsweek.com/opiate-epidemic-isnt-just-americas-problem-cocaine-albania-716205

 

 

Të fundit