Flash News

KRYESORE

“Si e shkarkoi Mimi Kodheli Dritan Demirajn, ç’duhet t’i thotë në tavolinën e Qeverisë”

“Si e shkarkoi Mimi Kodheli Dritan Demirajn, ç’duhet

Vladimir Beja, ish-­komandant i Forcave Ushtarake Detare, vlerëson kolonel Dritan Demirajn, i cili u votua nga Parlamenti si ministër i Brendshëm. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Beja shprehet se Dritan Demiraj ka marrë vlerësimet maksimale nga gjeneralët e NATO­-s, ndërkohë që ministrja Kodheli e largoi nga radhët e Forcave të Armatosura.

“Dritani, për faqen tonë të zezë, duke përfshirë dhe veten time si ushtarak, nuk u vlerësua nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo ka ndodhur shpesh në historinë tonë pluraliste që ushtarakë që kanë ruajtur integritetin dhe nuk i janë bindur politikës, ose janë përjashtuar nga radhët e ushtrisë ose janë nxjerrë në pension të parakohshëm. Nëse Presidenti i Republikës e nderon Dritanin me dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar, “Nderi i Kombit”, ministrja e Mbrojtjes e përjashton nga Forcat e Armatosura. Një sjellje e tillë e padenjë jep një mesazh shumë të keq për ushtarakët. Emërimi i Dritanit do të jetë edhe një mesazh për të gjithë ushtarakët se njerëz të tillë duhet të mbështeten. Dritani jo vetëm është një ushtarak apo një “Rambo”, siç e kanë quajtur, por edhe një intelektual i aftë të kuptojë se ç’janë lojërat politike dhe ç’është detyra. Dritani jo vetëm është një ushtarak apo një “Rambo”, siç e kanë quajtur, por edhe një intelektual i aftë të kuptojë se ç’janë lojërat politike dhe ç’është detyra. Vladimir Beja, ishkomandant i Forcave Ushtarake Detare, vlerëson kolonel Dritan Demirajn, i cili u votua nga Parlamenti si ministër i Brendshëm që në mbledhjen e parë të qeverisë me Mimi Kodhelin t’i thotë që “ia lë Zotit të gjykojë për marrëdhëniet tona”, por të shohim të dy bashkë që për Shqipërinë të bëjmë më të mirën. Ai ka të drejtën e Zotit, por nuk ka të drejtë që për një gabim të pafalshëm të ministres së Mbrojtjes të mos akordohet me të.” është shprehur ish-­komandant i Forcave Ushtarake Detare.

Të fundit