Flash News

KRYESORE

Si e stimulojnë të qarën aktorët kur nuk futen dot në rol

Si e stimulojnë të qarën aktorët kur nuk futen dot në

Me siguri këto javë karantinimi keni parë aq shumë filma, keni qarë e qeshur me personazhet – ndoshta, dhe frikësuar (për ata që kanë parë thriller) – por duke marrë parasysh dhe gjendjen në të cilën ndodhemi, shumë të brishtë shpirtërisht, besoj keni qarë më shumë.

via GIPHY

Shumë prej aktorëve, mund të kenë marrë komplimente pafund prej jush se sa mirë e luajnë rolin dhe çfarë të qarë bëjnë. Por a e dini që jo të gjithë aktorët mund të qajnë?

Dhe kur ata nuk munden, futen në lojë grimierët që i ndihmojnë me ca teknika që tua nxjerrin lotët më lehtësisht.

Arielle Toelke është një grimiere që punon në televizion dhe në produksionet filmike. Përmes një video, ajo ka treguar katër metoda të ndryshme se si i ndihmon aktorët të qajnë në rolet e tyre.

Pika për sytë

E keni parasysh atë lotin që rrjedh pa pritur pa kujtuar – sidomos në filmat komedi – janë thjeshtë pika për sytë. Kamera largohet nga aktori, hidhen pikat, dhe fokusi vihet sërish mbi aktorit. Kaq e thjeshtë ;)

Vazelinë

Përveç lotëve natyral të aktorit, mund të përdoret dhe një produkt me baze vazelinë të cilën e vë poshtë syrit dhe duket sikur ka qarë shumë. Kjo ndihmon aktorit të lotojë akoma më shumë nëse nuk e arrin dot vetë në mënyrë natyrale.

Tubet lotësh

Pastaj janë dy aplikimet e mentolit. Njëra është Kryolar Tear Stick, e cila duket si një buzëkuq me mentol në të, dhe që aplikohet nën sy.

Çurg lotët

Është një produkt që mund t`u fryesh syit, në anglisht quhet “Tear bloëer” dhe kjo i bën direkt të qajnë dhe madje edhe të skuqen sytë. Kështu mund të krijohet ndjesia që aktori nuk ka të ndalur nga të qarat.

Këto janë thjesht përforcime, pasi, sidomos në rolet dramatike, profesionalizmi i aktorit/aktores ka më shumë rëndësi se sa stimulantët. Dhe një aktor i mirë, futët në rol dhe e interpreton plotësisht me ndjenjë. Megjithatë, kur “ngec” ndonjëherë, grimierët janë gjithmonë aty, për t`ju ardhur në ndihmë.

Të fundit