Flash News

KRYESORE

Si e vlerëson qeverisjen e Edi Ramës? Shpëtim Idrizi flet pa “doreza”, tregon defektet e kryeministrit

Si e vlerëson qeverisjen e Edi Ramës? Shpëtim Idrizi flet pa

Shpëtim Idrizi ka një kryefjalë përgjatë kësaj fushate: “Veç një atdhe”. Në një rrëfim ekskluziv për “Gazeta Shqiptare” kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet rrëfen se partia që ai drejton nuk është në garë për tepsi dhe për timon, por për një alternativë. Duke komentuar qeverisjen e Ramës, Idrizi tregon se ka qëndruar në koalicion pas qëndrimeve shumë të drejta për çështjen çame dhe ndërkombëtarizimin e saj nga Rama, por edhe nga Bushati. “Sa kohë politikanët të mendojnë se qytetarët janë vetëm numra që kthehen në vota një herë në kaq vjet, aq më i madh do të jetë zhgënjimi”, rrëfen kreu i PDIU-së, duke vijuar se nuk mund ta lejojë më që të ketë shqiptarë në kufijtë e ekzistencës njerëzore, që nuk kanë një pjatë gjellë në shtëpi dhe libra për fëmijët në shkollë.

“Nuk mund të jap një përgjigje të shpejtë, kështu sy më sy, pa bërë një analizë të thellë. Por, nja dy konsiderata i kam. Mendoj që gjatë këtij mandati qeverisës kemi bërë përparime të ndjeshme në politikat rajonale dhe proceset integruese. Një nga arsyet themelore që kemi qëndruar në këtë koalicion kanë qenë qëndrimet shumë të drejta për çështjen çame dhe ndërkombëtarizimin e saj. Pa dyshim që, nuk morëm pushtet ekzekutiv sa thashë edhe më lart, por kjo sjellje prej patrioti e Ramës apo Bushatit ishte e mjaftueshme për ne. Përparime të mëdha mund të quhen reforma territoriale dhe reforma në drejtësi. Për sa u përket fushave të tjera qeverisëse, mendoj se ka pasur shumë më tepër mundësi për të dhënë më të mirën, por një defekt e ka penguar zotin Rama. Ai ka qenë përherë i kursyer për të deleguar pushtet, dhe këtu nuk e kam fjalën për aleatët, por për një filozofi centralizuese që ndikoi në cilësinë e qeverisjes.

Shqiptarët janë shumë të zhgënjyer, dhe ky është një proces që, për fat të keq, po ndodh prej 15 vjetësh, çdo ditë. Sa kohë politikanët të mendojnë se qytetarët janë vetëm numra që kthehen në vota një herë në kaq vjet, aq më i madh do të jetë zhgënjimi. Nuk ka si shpjegohet ndryshe largimi masiv i shqiptarëve në këta vjet” tha Idrizi.

Të fundit