Flash News

KRYESORE

Si është gjendja e Paulin Sterkajt pasi u prek nga ishemia, sëmundja e goditi në mbledhjen e grupit të PS

Si është gjendja e Paulin Sterkajt pasi u prek nga ishemia,

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi se deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësor dhe se është shtruar në spital pasi u godit nga një ishemi cerebrale.

Ai u shtrua menjëherë në spitalin e Neurologjisë në Tiranë. Ditën e sotme, mësohet se gjendja shëndetësore e deputetit Sterkaj është përmirësuar dhe është nën kontrollin e mjekëve.

Mësohet se shqetësimet shëndetësore për deputetin kishin nisur dy ditë më parë, pikërisht në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, por ditën e djeshme (dje) pësoi goditjen teksa kishte dalë me disa miq të tij.

Paulin Stërkaj ka qenë një nga sportistët më të mëdhenj në mundje. Në mundjen klasike, ai ka qenë absolut në peshat ku ka konkurruar dhe jo më kot është shpallur plot 12 herë kampion kombëtar. Aktualisht, deputeti i Partisë Socialiste në Shkodër vijon mandatin e tretë të deputetit.

Të fundit