Flash News

KRYESORE

‘Si guxoni’/ Trump ironizon aktivisten pas fjalimit prekës: Ajo duket e lumtur, e pret një e ardhme e ndritur

Aktivistja e re suedeze, Greta Thunberg u tha liderëve botërorë që ata po shkatërronin ëndrrat dhe të ardhmen e të rinjve. ‘Si guxoni ta bëni këtë’, u shpreh Thunberg mjaft emotive gjatë fjalimit.

Fjalimi i saj prekës pati një shpërndarje të madhe në rrjetet sociale, duke provokuar reagime të ndryshme tek publiku. Një pjesë e njerëzve e quajnë atë një ‘heroinë’, ndërsa ka shumë të tjerë që tallen me fjalimin e saj, duke e cilësuar thjeshtë si një adoleshente që ka marrë më shumë vëmendje se ç’duhet.

Një nga personat që ka reaguar pas fjalimit të saj, është edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Trump ka postuar në tëitet fjalimin e Greta Thunberg duke e shoqëruar me një koment sarkastik, ku thotë se ajo duket mjaft e lumtur dhe e pret një e ardhme e ndritur.

“Ajo duket një vogëlushe shumë e lumtur që e pret një e ardhme e ndritshme dhe të mrekullueshme. Një gjë shumë e bukur për t’u parë”, shkruan Trump në postimin e tij.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=17&v=zmXOPrCr_F4

Të fundit