Flash News

KRYESORE

Si i gjen Viti i Ri kosovarët; në shesh në mes të acarit dhe me fshatin Opojë që 'e ka të ndaluar të festojë'

Si e gjeti viti 2015 Kosovën

Viti i Ri e gjen Kosovën në shesh, pavarësisht temperaturave të ulëta të dhjetorit. Kjo është një traditë e hershme, që prej vitit 1999 kur në mbrëmjen e 31 dhjetorit qindra njerëz për herë të parë, dolën të lirë  në sheshet kryesore të kryeqytetit kosovar në pritjen e Vitit të Ri 2000. Edhe në qytete të tjera të Kosovës vazhdoi kjo traditë e lirisë e pritjes dhe festimit të Vitit të Ri në sheshe e me koncerte.

Viti i Ri 2015, në Prishtinë u prit me koncert në sheshin plot njerëz në festë, në temperaturë nën -10 gradë celsius. Por ‘ngrohtësia’ e fishekzjarrëve e mbushi qiellin plot shkëlqim.

Prishtinë, vigjilje 2015

Edhe vitet që pasuan, 2016 e 2017 i gjetën prishtinasit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

Në mesnatë, qiellin prishtinas e përshkuan fishekzjarrët të cilat plot 15 minuta shënuan hyrjen në vitin e ri 2016.

Pas kalimit të orës 00:00 dhe ndezjes së fishekzjarrëve, disa qytetarë që kishin dalë të prisnin ndërrimin e viteve në shesh, treguan se çfarë pritshmëritë për 2017.

 “Presim mu bo ma mirë. Varet prej zyrtarëve tonë atje, me pas populli punë. Pres zyrtarët tanë me punuar më shumë, mu bo liberalizimi i vizave për këtë popull edhe tjetër nuk di çka me thanë unë, se jena me një mjerim shumë të madh, por populli e rinia e jonë nuk është t’u e pa atë, kaq tjetër s’po di”, tha Iliri qytetar i Kosovës.

Prishtinë, vigjilje 2017

Edhe Mitrovica e pret me festë në shesh me këngë e valle Vitin e Ri.

Pamje nga ndërrimi i viteve, 2019

...

Në pritje të Vitit të Ri 2020 Prishtina shkëlqen sërish. Pamjet e qytetit të dekoruar i ka postuar në rrjetet sociale, kryebashkiaku Shpend Ahmeti, i cili gjithashtu tregon organizimin e bashkisë për qytetarët përgjatë dhjetorit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fshati që nuk feston asnjë vit të ri

Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk festohet Viti i Ri.

Banorët e këtij fshati deklarohen 100% të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet.

Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool. Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe të gjësendeve të tjera, si: ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pamjet nga viti i ri 2016, realizuar nga media kosovare ‘Zëri’ (Bresanë, Opojë)

Të fundit