Flash News

KRYESORE

Si i karikaturon Kapexhiu plagët sociale: nga 'vjedhja e Raiffeisen' te ethet e Lotarisë Amerikane

Bujar Kapexhiun mund ta takosh çdo ditë në faqen e parë të MAPO. Prej 9 vitesh ai e skicon jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë dhe shqiptarëve në gazetën e përditshme, dhe shumë njerëz pyesin 'si ia del që bën një karikaturë në ditë'?

Një artist i ardhur nga kinematografia dhe bota e parodisë, i shpallur Mjeshtër i Madh,  me sa duket nuk e ka të vështirë në një vend ku grotesku është i përditshëm dhe sundues.

Në praninë e përditshme në shtyp të Kapexhiut 'pjesën e luanit' e zënë karikatura politike, por herë pas here ai shigjeton edhe plagët shoqërore si korrupsionin, arsimin pa standarde, shëndetësinë me probleme, e tjera.

Një karikaturë e famshme e Kapexhiut është një portretizim që i bën marrdhënieve klient-biznes duke u nisur nga një histori personale me Raiffeisen Bank. Karikatura u bë shumë shpejt virale, para tre vjetësh kur u botua nga Mapo, për arsye se shumë vetë panë te portretizimi i i artistit frustrimin e tyre në sportelet e bankave.

Politiko.al

Të fundit