Flash News

KRYESORE

"Si i manipulon Mafia zgjedhjet në Shqipëri dhe cilat janë lidhjet e Ramës". Shkrimi i plotë i gjermanes BILD

Peter Tiede/ BILD

A lejohet ky vend në BE? Shqipëria do, Brukseli nuk se mërzitet-dhe Gjermania, shprehimisht, mbështet hapjen e negociatave të antarwsimit me shtetin ballkanik, duke i mveshur atij një progres të madh në demokratizim.

Por, në fakt, vendi po zhytet në kaos. Është në udhëkryq-kushte demokratike apo përfundimisht një Republikë e Mafias.

Shqipëria-kështjella e drogës në Europë

Protesta masive të përjavwshme, një lidership policie i korrruptuar, pa Gjykatë Kushtetuese, një Gjykatë e Lartë e sakatuar- Shqipëria është, në një krizë serioze.

Një prej arsyeve që i shtyn njerëzit drejt protestave të rrugës është akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama për blerje masive të votave-me ndihmën e parave dhe mafias së drogës që sundon vendin.

Që nga ardhja në pushtet e Ramës, kultivimi i marijuanës është përhapur në të gjithë vendin-përveç trafikut të drogës, është bërë industria më e rëndwsishme në vend.

Dhe paratë e drogës po qeverisin vendin...

Kur BILD raportoi së fundmi për përgjime, në të cilat kryeministri Rama pyet një funksionar rajonal të zgjedhjeve 'nëse çdo gjë ishte bërë siç diskutuan', qeveria u revoltua: BIILD është blerë, akuzat ishin krejtësisht false. Megjithatë, jo vetëm hetuesit perëndimorë por edhe ata shqiptarë e konfirmojnë autenticitetin e përgjimeve.

Po tani që BILD ka telefonata dhe pamje që tregojnë se si, në prag të zgjedhjeve të 2017 një baron i një bande famëkeqe blen vota për Partinë Socialiste të Ramës? Ai sigurohet që një politikan i caktuar të hyjë në parlament.

Sipas hetuesve minutat në këto përgjime janë vetëm një pjesë nga njw koleksion i tërë përgjimesh të mbledhura gjatë muajve të 2017.

Ky rast specikfik është vetëm një nga dhjetra në të gjithë Shqipërinë. Shumica e tyre-të fshehura deri më tani. Hetuesit që kanë punuar me këto çështje ose janë detyruar të heshtin ose të ikin jashtë vendit.

Baroni i drogës në fjalë, mafiozi Astrit Avdylaj, sipas hetuesve, koka e një bande me të paktën 44 vetë, e cila organizon tregtinë ndërkombwtare të drogës (kokainë dhe heroinë) në rajonin përreth qytetit-port të Durrësit. Ai dhe i vëllai janë në krye të bandës së qytetit të vogël të Shijakut.

Për të ia vlejtwn përpjekjet: muaj pas zgjedhjeve, u arrestua gjatë një hetimi ndërkombëtar bashkë me anëtarë të tjerë të klanit dhe dy vëllezër. Ai vetë është në liri-me gjasë vuan nga depresione që ia bëjnë të pamundur qëndrimin në burg.

Bisedat tregojnë si mafia është e interesuar që një politikan i caktuar të bëhet kandidat për Partinë Socialiste. Dhe, përfundimisht, si të sigurohen qw ky politikan dhe Partia Socialiste e Ramës të fitojnë. Kryebashkiaku socialist i Durrwsit, qyteti i dytë më i madh në vend, është gjithashtu i përfshirë.

Do të dëgjoni në përgjime: se si një bos i mafias takohet me politikanët lokalë, kryebashkiakët e qyteti të tij dhe atë të Durrësit, bëhen bashkë për të blerë vota për kandidatin socialist. Që atëherë drejtori i Ujësjellësit të qytetit merret në telefon nga mafiozi për t'u siguruar se punonjësit e tij duhet të votojnë për Ramën dhe kandidatët e Partisë Socialiste.

Durrësi dhe qyteti-port tjetwr, i Vlorës, janë pika kyçe të Mafias: sipas hetuesve, kokaina dhe heroina futen në Shqipëri nëpërmjet këtyre porteve. Nga aty, droga-përfshirë marijuanën e rritur në të gjithë Shqipërinë-trafikohen në Itali dhe në pjesët veriore dhe qendrore të Europës. Përfitimet: të pallogaritshme.

Dhe këto fitime duhen siguruar. Siç i tha BILD ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka një pakt mes politikës dhe mafias në Shqipëri: Politika siguron biznesin, mafia votat, mafia i investon paratë e drogës në imobiliare dhe politikanët kthejnë kokën në anën tjetër para trafikut dhe pastrimit të parave. Në sistemin klanor të Shqipwrisë fermerët e marijuanës që kultivojnë për bosët, janë votues të gëzuar, nëse qeveria u siguron rrogat nga kultivimi i drogës.

Rama dhe lidhja e tij me mafian e drogës

Edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje të ngushta me mafian e drogës: hetuesit ndërkombëtarë dhe opozita shqiptare e akuzojnë se i ka blerë votat me paratë e drogës .

Përgjimi i një telefonate e provon këtë: Rama mori në telefon, më 11 shtator 2016, kreun e komisionit lokal të zgjedhjeve për të pyetur 'nëse çdo gjë shkoi siç e kishin lënë'. Përgjigjia e kreut të zgjedhjeve: "po, shef çdo gjë siç e folëm".

Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, një pedagog i respektuar i Jurisprudencës, i tha BILD: organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka ka patur blerje masive të votave.

Ai mendon se ka një projekt të përbashkët të Ramës dhe Mafias. Qeveria mbron Mafian dhe i lejon biznesin e drogës. Si shpërblim Mafia dhe klanet blejnë vota për qeverinë.

Rama e mohon të gjithën. Ai e sheh veten si viktimë të një konspiracioni. Vetëm se, me përgjimet që kanë hetuesit e shtetit të tij, ai nuk mund ta dalë i pastër para botës.

*Përkthimi: Politiko.al

Të fundit